Fundamenti

Aprovohet Statuti i ri, pa votat e opozitës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me 24 vota për, 10 kundër dhe një këshilltar ka munguar është aprovuar statuti i ri i Kuvendit Komunal. Seanca e sotme është përshkruar me tone e debate kritikuese mes pozitës dhe opozitës.

Në seancën e së enjtes me shumicë votash është aprovuar Statuti i ri i Komunës së Gjilanit. Seanca është përshkruar me tone akuzuese mes pozitës dhe opozitës.

Pas debateve të gjera për kanë votuar 24 këshilltar, 10 kundër PDK e VV dhe një këshilltar ka munguar.

Fundamenti

Ndryshe me statutin e ri risi është Komiteti për bashkëpunim ndërkufitar. Gjithashtu në statutin e ri është paraparë që numri i Komiteteve, si trupa të përhershme, profesionale dhe këshillëdhënëse të Kuvendit Komunal, të jetë 12. Pos atyre ekzistuese, janë shtuar Komiteti për barazi gjinore, Komiteti për bashkëpunim ndërkufitar dhe Komiteti konsultativ i ekspertëve të planifikimit hapësinor. Komitetet, në radhët e veta mund të kenë anëtar edhe jashtë Kuvendit të Komunës, por ata duhet të kenë përvojë adekuate profesionale, varësisht nga komiteti ku emërohen.

Ndërkaq te drejtoritë, si pjesë e pushtetit ekzekutiv, ka reduktime. Kultura shndërrohet në Njësi, ndërsa Inspekcioni bashkohet me drejtorinë e Urbanizimit. Të tjerat mbeten siç kanë qenë deri tani.

Numri i zyrave rritet në 12, meqë shtohet Kabineti i kryetarit, Njësia për Kulturë dhe Zyra për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Zyra e deritashme e Avokatit të Komunës bashkohet me Zyrën Ligjore. Përgjegjësitë e personalit të Kabinetit të kryetarit, përfundojnë baskë me mandatin e kryetarit. Deri tani nuk ka qenë kështu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.