RCCOLA

Aprovohet rregullorja për shërbimet publike

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kuvendi Komunal ka aprovuar rregulloren për shërbimet publike,ka miratuar një rekomandim për MASHT-in dhe ka vendosur për një pronë në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”.

Kuvendi Komunal në seancën e së hënës ka miratuar edhe Rregulloren për shërbimet publike, e cila, siç tha Azem Mujku nga drejtoria e Shërbimeve Publike, është përgatitur në bashkëpunim me ekipin EULOG për të gjitha komunat e Kosovës, por janë marrë parasysh edhe specifikat e komunave, por duke e lënë mundësinë që ajo të rishikohet në fund të vitit, për të analizuar zbatimin e saj në praktikë.

Eco Higjiena

Kuvendi ka miratuar edhe një rekomandim për MASHT-in, të cilit i ka kërkuar harmonizimin e Udhëzimit Administrativ që ka të bëjë me emërtimin e shkollave,me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, një vendim që ka të bëjë me bursat për disa studentë që studiojnë në Itali, në shkallën master, pasi që bëhet fjalë për kuadro deficitare, pastaj vendimin për vazhdimin e mandatit të dy anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në KRM “Higjiena”, Beqir Hoxha e Shefik Selimi, deri në ristrukturimin e kompanisë.

Kuvendi ka vendosur që propozim-vendimin për dhënien e pëlqimit për ndërrimin e një pjese të pronës komunale me një pjesë të pronës private në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, ta shtyjë për më vonë, për të rishikuar bazën ligjore./rajonipress/