UBT

Apple i ikë tatimit për të përfituar miliarda

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Të martën, Apple ka vendosur të raportojë rezultatet e saj financiare për tremujorin e dytë të vitit. Analistët janë duke pritur që të ardhurat neto të kompanisë të arrijnë në një shifër masive prej 9.8 miliardë dollarësh.

Por çfarëdo shifre të raportuar nga Apple nuk do të pasqyrojë fitimin e vërtetë, sepse kompania fsheh disa prej tyre me një manovrim të pazakontë të taksave.

Apple Inc, tashmë kompania më e vlefshme në botë, nëndeklaron fitimet e saj në krahasim me korporatat e tjera multi-nacionale.
Ekspertët tatimor thonë se kompania lehtësisht mund t’i eliminojë disa prej detyrimeve të saj tatimore. Dhe nëse kjo gjë ndodhë, atëherë Apple do të rritë fitimet për tre vitet e fundit për më shumë se10.5 miliardë dollarë, pohon The Associated Press, e cila i ka bërë përllogaritjet e taksave të Apple.

Ndërsa investitorët mund të gëzohen se Apple papritmas ka shtuar fitimet e saj për 10.5 miliardë dollarë, fshirja e detyrimeve të taksave në mënyrë të njëanshme mund të dëmtojë reputacionin e saj si pagues i përgjegjshëm i taksave në SHBA.

ARKATANA

Apple është duke lobuar për të ndryshuar ligjin amerikan në mënyrë që të mund të fshijë detyrimet e saj në një mënyrë më pak dyshuese. Çështja tani është bërë pjesë e fushatës presidenciale në SHBA.

Ashtu si edhe kompanitë e tjera, Apple zakonisht mban fitimet për shitjet jashtë shtetit, në llogaritë që ndodhen gjithashtu jashtë shtetit. Kur dikush blen një iPad në Paris ose në Sidnej, për shembull, fitimi qëndron jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, Apple mund të paguajë disa taksa në të ardhurat e korporatës për profitin që ajo e bën në vendin ku ajo shet një iPad, mirëpo ajo po i minimizon këto veprime, duke përdorur lëvizje të ndryshme të kontabilitetit dhe duke zhvendosur fitimet në vendet me norma më të ulëta të tatimit./ AP / Telegrafi /

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.