Eko Higjiena

Apostolova: Të gjendet një zgjidhje për murin në Mitrovicë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Autoritetet e Kosovës tashmë kanë thënë se do ta rrëzojnë murin në Veri, por Zyra e BE-së si duket nuk është e kënaqur me këtë.

Gjatë një takimi të shefes së BE-së në Kosovë Natalyia Apostolova me Ministrin Ferat Shala, zyrtarja evropiane ka thënë se zgjidhja për murin në Veri duhet të funksionojë për të gjithë.

“Ambasadorja Apostolova e theksoi nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje për murin në Veri të Mitrovicës, që do të ishte funksionale për të gjithë” thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Mobi Casa

Komunikata e plotë e Zyrës së BE-së në Kosovë:

“Zbatimi i ndihmës së BE-së, zhvillimet relevante në veri dhe puna e ardhshme e Këshillit Mbikëqyrës dhe Zbatues ishin temat e takimit mes Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Ferat Shala. Ambasadorja Apostolova e theksoi nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje për murin në Veri të Mitrovicës, që do të ishte funksionale për të gjithë. Ministri Shala njoftoi për emërimin e një Sekretari për Këshillin Mbikëqyrës dhe Zbatues në ditët në vazhdim. Të dy palët theksuan kontributin e BE-së në zhvillimin e Kosovës përmes ndihmës së IPA-së”, thuhet në komunikatë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.