Apostolova Qeverisë: Keni humbur një vit

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë ka prezantuar agjendën e Reofrmave Evropiane (ERA) me ç’rast tha se Kosova ka humbur një vit në implementimin e ERA-së, raporton “Zeri.info”.
“Kemi disa shqetësime lidhur me disa nga detyrat që ju si Qeveri do duhet të bëni që të sillni edhe implementimin e suksesshëm të ERA-së deri në fund të këtij viti”, tha ajo.
Ajo shtoi edhe se ERA është bashkëpunim mes Kosovës dhe BE-së.
Apstollova gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Qeverisë tha se Kosova ka humbur një vit në implementimin e Agjendës Evropiane.
“Këto prioritete kishin një kohë të implementimit ishte një vit, por i kemi parasysh se pse ky proces është vonuar. Ju keni humbur një vit. Me qëllim që të fitohet ky vit i humbur ne kemi vendosur që të shtojmë edhe disa muaj që kjo agjendë të implementohet deri në fund të këtij viti”, theksoi Apostolova.
Ndërsa mes tjerash Apostolova ju bëri thirrje përfaqësuesve të Qeverisë që të mos e humbin këtë mundësi, në implementimin e këtij raporti.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj lidhur me ERA-në tha se disa prej kritereve të kësaj agjende veçse janë plotësuar dhe si të tilla duhet të vazhdojnë të plotësohen edhe pikat e tjera pasi siç tha ai janë interes për vendin drejt rrugës së BE-së. /Zeri/