Hidromorava

Apostolova pas largimit të zyrtarëve me aktakuza: Partitë tjera ta ndjekin shembullin e PDK-së

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka mirëpritur vendimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për largimin nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale zyrtarët e kësaj partie që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.

“E mirëpres vendimin e lidershipit të PDK-së që t’i largojë nga postet publike anëtarët e kësaj partie ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza. Pres që ta shoh që ky standard të aplikohet në gjithë spektrin politik dhe nga të gjitha partitë politike në Kosovë”, ka shkruar Apostolova në Twitter.

HW

Veseli dje gjatë ditës ka thënë se ka liruar nga detyra të gjithë të emëruarit e PDK-së që kanë aktakuza dhe që mbajnë pozita në institucionet publike.

Me këtë vendim dje janë liruar nga detyra Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, zëvendësministri i FSK-së Agim Çeku si dhe këshilltari i kryeparlamentarit Nijazi Kryeziu. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.