Apostolova: Nuk komentohet ‘Trepça’ deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, në një intervistë për median serbe Tanjug ka thënë se ligji që u miratua për Trepçën tashmë po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese dhe si zyrë e BE’së nuk do të ndërhyjmë as me komente për të respektuar pavarësinë e saj.
“Për momentin vendimi për Ligjin e Trepçës pritet të merret, në bazë të procedurave ligjore, nga Gjykata Kushtetuese, i cili presim të merret shpejtë. Ndaj nuk do të komentoj, sepse nuk jam në pozitë që të mund të ndërhyj në çështjet e brendshme të Kosovës. Dhe po ashtu për shkak se e respektoj sistemin gjyqësor.” tha Apostolova.
Megjithatë ajo bëri të ditur se zyra e BE’së po e përcjell me vëmendje këtë çështje dhe nënvizoi se Trepça është një nga çështjet më të rëndësishme strategjike të Kosovës./express/