GRANDEMALL

Apostolova: Kuvendi ta luaj rolin e vet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shefja e Zyrës së BE-së për Kosovën, Nataliya Apostolova, ka takuar sot Grupin Parlamentar të minoriteteve 6+, ku foli për punën që duhet bërë ata në Kuvendin e Kosovës dhe rolin e tyre.

Ajo në këtë takim foli për Kuvendin dhe punën e deritanishme të tij, dhe siç thotë ajo “Kuvendi duhet ta luaj rolin e vetë pa kaluar vonesa të panevojshme”, raporton “Zeri.info”.

“Deri më tani Kuvendi nuk ka mbajtur takime dhe kjo na ka shqetësuar neve, sepse ka ligje që duhet të miratohen dhe të kalojnë në Kuvend”, tha Apostolova.

Çështja tjetër sipas saj është edhe çështja e vizave dhe më këtë sipas Apostolovës lidhen edhe një mori ligjesh qe duhet miratohen që Kosova të bind BE-në që po ec rrugës së duhur.

Mobi Casa

Ajo tha edhe se Kuvendi luan një rol të rëndësishëm, dhe potencoi që në takimet e saj si me kryeministrin e Kosovës si me përfaqësues tjerë të Qeverie, tha se ajo secilën herë ia përcjelle mesazhet e Bashkimit Evropian atyre, dhe ua përmend punët që duhet të kryhen, raporton “Zeri.info”.

Ajo gjithashtu ju tha grupit të minoriteteve 6+ që ata kanë për detyrë që të monitorojnë Qeverinë, përkundër faktit që sipas saj situata në të cilën ndodhet Qeveria është paksa kritike për shkak të mos pasjes së shumicës së votave.

Ndërsa në përgjigjen e tyre, kundrejt Apostolovës, përfaqësues të këtij grupi thanë se ata janë në dijeni të planit siç e quajtën ata ambicioz të planit të Qeverisë aktuale.

Por përkundër kësaj, ata theksuan se për ta madhore janë proceset në të cilat kalon shteti i Kosovës, dhe ata e kanë dhënë kontributin e tyre në secilën çështje. /ZERI/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.