Hidromorava

Apologji e Mësuesit

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Nga Avdi Kqiku – Thuhet se sytë janë pasqyra e shpirtit. Analoge me këtë është edhe shprehja : Arsimi është fytyra e mendjes, ndërsa mësuesi shpirti i saj. Mësuesit gjatë gjithë rrjedhave të historisë, pothuajse te të gjithë popujt e botës, kanë qenë prijetar të të gjitha proceseve në të mirë të njerëzimit. Mbretërit japonezë, nuk kanë lejuar dhe nuk lejojnë që mësuesit të përkulen para tyre, sepse mësuesi e firmon qytetarin e lirë, dhe në personalitetin e tij ka diçka hyjnore. Prandaj, duhet t’i nderojmë këta heronjë të heshtur, që shpesh here përjetuan fatin e Prometheut mitik.

Dhe, të shkruash për mësuesit e viteve të 90-ta të Kosovës, kam bindjen se edhe penda më e mbreftë nuk e ka forcën ta pasqyroj kontributin e tyre. Të urtë gjerë në dhembje, të thjeshtë gjerë në madhështi, idealin e përfytyronin më lotët e luftëtarëve, që luftojnë për çështjen më fisnike, që luftojnë për liri. Prandaj, pa sakrificën dhe kontributin e tyre, fjala liri nuk do të ekzistonte në fjalorin e gjuhës shqipe.

E sot të nëpërkëmbur gjerë në përbuzje. Vuajnë por nuk ankohen. Megjithatë, si hije më përcjellë, figura e një mësuesi i viteve të 90-ta, i cili shpeshherë rri ulur skaj një karrige në parkun e qytetit, me një kese të mbushur me barna më të rënda se pesimizmi i tij. I djersitur nga pesha e viteve, herë herë dialogon me ndonjë kalimtarë të rastit, me zërin e ëmbël si mjalta e të kthejllët si uji i kroit: ‘’ Nuk ka ardhur Liria, vetëm u ndërruan sundimtarët, me dallim se këta të fundit ma morrën edhe shpresën’’.

Pasi i dëgjon këto fjalë është e pamundur, të mos thellohesh në domethënien filozofike të tyre. I përfytyroj librat dhe fletoret e asaj kohe, ku shkronjat ishin të lagura me lotët dhe gjakun e nxënësve dhe të mësuesve, nëpër shtëpi-shkolla. Pas çdo vizite të ogurzive që me çdo kusht donin ta zhduknin gjuhën dhe shkollën shqipe.

Si jehonë në vesh më tingëllojnë fjalët e mësuesit, Petro Nini Luarasi ‘’ Edhe nëntëdhjetë e nëntë herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ngritemi’’.

E mësuesit tanë u ngritën e u ngjallën si feniksi, për gjuhën dhe shkollën shqipe.

Fundamenti

E sot, ideali i tyre: sytë e luftëtarëve të lirisë, kanë marrë trajtën e një inflacioni gallopant, hiq më pak se 60 mijë. Dhe, përveç pensioneve dhe beneficioneve të panumërta, së fundit edhe pushim në det apo banjë, varësisht dëshira e tyre. Le ta lajnë pluhurin e grumbulluar nëpër dhomat e hoteleve luksoze derisa Kosova po digjej flakë.

(Mos të keqkuptohemi për luftëtarët e vërtetë, përkulemi përjetësisht deri në përulësi.)

E ligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, sipas të gjitha gjasave do t’i ngjajë pritjes së Godosë, le të dremitet nëpër sirtarët e kuvendit. Dhe do të dremitet sepse aty janë ulur ata, të cilët mendojnë se çdo gjë ka filluar prej tyre (fatmirësisht jo të gjithë). Pse jo diplomat dhe titujt akademikë i kanë më të rënda se pesha e tyre (kuptohet se si, mos e ma zi), ndërsa pagat i kanë më të larta se gjatësia e tyre.

Kontributin dhe dinjitetin nuk mund të themi se e kanë zero, sepse edhe zeroja është numër. A ka dëm më të madh ndaj shtetit, se sa hartuesit e ligjit, ta përdorin ligjin si mjet për grabitje. Pavarësisht kësaj : mësuesi përbën referencë civilizuese për çdo popull. Kontributi i mësuesve të viteve të 90-ta do të mbetët vlerë identitore, dhe do të shtrihet në thellësinë e kohërave.

Të urtit e mençur do të thonin: T’i japim kohë kohës, çdo kush do ta zë vendin e vetë, sepse historia nuk falë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.