KKGJILAN

Aplikacioni për analizën e urinës do të përdoret edhe në spitale

/ 2 minuta lexim

Aplikacioni për telefonat smartphone, i cili shfrytëzon kamerën e telefonit për të analizuar urinën dhe caktuar diagnozën, është prezantuar në konferencën e teknologjisë, arsimit dhe dizajnit (rED) në Los Angeles.

Uchek, siç quhet aplikacioni, mund të testojë 25 probleme shëndetësore dhe të ndihmojë gjatë diagnostikimit dhe shërimit të sëmundjeve, shkruan BBC. “Kam dëshiruar ta vë mjekësinë dhe shëndetin në duar të përdoruesve,” ka deklaruar autori i aplikacionit Myshkin Ingawale.

Aplikacioni mund të testojë urinën për praninë e 10 elementeve të ndryshme – duke përfshirë glukozën, proteinat dhe nitratet. Kjo mund të shfrytëzohet për përcaktimin e shumë gjendjeve si diabeti, infeksionet e traktit urinar, kanceri, problemet me mëlçi, por po ashtu për t’u kryer edhe kontrolli i përgjithshëm i shëndetit. Përdoruesit duhet ta marrin urinën dhe në të të fusin shiritin testues standard.

Fidanishtja

Shiriti vjen në paket me aplikacionin dhe shërben për të normalizuar ngjyrat pavarësisht nga ndriçimi dhe kushtet e fotografimit. Sapo bëhet fotografia, aplikacioni fillon analizën.

Çmimi i kompletit të aplikacionit dhe shiritit do të jetë 20 dollarë në shitoret e Apple, ndërsa në shitje do të gjendet në fund të marsit.
Momentalisht Uchek është në dispozicion vetëm për iPhone, por shumë shpejt do të paraqitet edhe versioni për Android.

Gjykuar sipas GSMA, organizatës e cila përfaqëson industrinë mobile, shërbimet shëndetësore mobile mund të shpëtojnë miliona jetë në Afrikë gjatë pesë vjetëve të ardhshëm. /Telegrafi/