FITORJA

Aperkatet “vrasëse” të Krasniqit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Londër – Boksieri kosovar i kategorisë gjysmë të rëndë, Haxhi (Robin) Krasniqi, ka gjasa të mira për të fituar titullin e botës në versionin WBO. Kështu së paku vlerëson analisti i boksit Scott Gilfoid. Gilfoid në një analizë të shkruar për uebfaqen “Boxingnews24.com” ka vlerësuar lart kualitetet e Krasniqit.

Krasniqi do të sfidojë titullin e botës në versionin WBO më 16 mars kur në Britani do të përballet me uellsianin Nathan Cleverly, që është pronar i titullit.

ARKATANA

“Sa më tepër analizoj sfiduesin numër një të versionit WBO në kategorinë gjysmë të rëndë, Robin Krasniqin, aq më tepër impresionohem nga ai. Mendoj se Krasniqi (25) do t’i shkaktojë kampionit të versionit WBO, Nathan Cleverlyt, kokëçarje të mëdha në luftën e 16 marsit në Britani. Krasniqi është një boksier mjaft i ndërlikuar pasi nuk jep shumë grushte, por ai ka duar shumë të shpejta. Krasniqi ka shpejtësi marramendëse të duarve dhe një aperkat vrasës. Sinqerisht më duhet të them se aperkatat e Krasniqit janë ndër më të mirët që kam parë te ndonjë boksierë. Ai i gjuan ato me një precizitet, siç shkruhet në libër, dhe është vrasës me atë goditje”, ka shkruar Gilfoid.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.