Apelon EVSB e Vitisë: Kujdes nga fishekzjarrët

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Viktima të lëndimeve nga fishekzjarrët janë fëmijët tanë, respektivisht mosha 7-18, vjeçar/e. Përdorimi i mjeteve piroteknike më së tepërmi rrezikon sigurinë personale të individëve.

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi(EVSB) dhe Policia e Kosovës(PK):Fishekzjarrët janë të rrezikshme, sepse ato për çdo vit po shkaktojnë viktima të shumta!

EVSB dhe PK, për çdo fund-vit kanë bëre fushatën vetëdijesuese kundër përdorimit të fishekzjarrëve, duke mbajtur ligjërime, dhe duke shpërndarë posterët nëpër të gjitha shkollat e Komunës së Vitisë!

Por kësaj radhe për fund-vit kemi vendosur ta bëjmë një fushat më ndryshe se viteve të kaluara, duke publikuar përmes rrjeteve sociale, portaleve dhe përmes TV-ve lokale!

Sepse numri më i madh i të rinjëve dhe i të gjitha grup-moshave po i përdorin rrjetet sociale.
EVSB dhe PK, ftojnë qytetarët dhe në veçanti nxënësit që mos të përdorin fishekzjarrët, dhe poashtu apelohet tek shitësit që mos t`ju shesin nxënësve fishekzjarrë, sepse ato janë të rrezikshme, dhe të sanksionuara edhe me LIGJË.

RCCOLA

Në çdo fund’vit dhjetëra qytetar përfundojnë në qendra emergjente shkaku i përdorimit të mjeteve piroteknike!

Viktima të lëndimeve nga fishekzjarrët janë fëmijët tanë, respektivisht mosha 7-18,vjeçar/e.
Përdorimi i mjeteve piroteknike më së tepërmi rrezikon sigurinë personale të individëve.

Në raste të lehta, mundë të shkaktohet lëndimi i shëndetit fizik, dhe ai psikologjik tek individët, kurse në raste më të rënda, mundë të shkaktohet edhe vdekja e tyre!

Disa prej problemeve që shkaktohen nga fishekzjarrët janë:
Gjymtimi trupor, problemet kardiovaskulare, dëmtimi i dëgjimit, humbja e shikimit, shkaktimi i frikës etj.

EVSB dhe PK, kemi paraqitur më poshtë edhe disa pjesë të gjymtyrëve trupore me figura se si janë lënduar dhe dëmtuar nga fishekzjarrët!
Koordinatori i EVSB-së, për Komunën e Vitisë:
Imri Emërllahu!