United Hospital

Apelohet te qytetarët që të mos hedhin mbeturina nëpër kanale

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Drejtoria e Inspeksionit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe në mbështetje të Njësisë së Zjarrfikësve, kanë intervenuar në hapjen dhe pastrimin e kanalit në rrugën “Xhemajl Ademi” prapa Shtëpisë së Kulturës në Viti, i cili kanal ishte mbyllur nga mbeturinat që ishin hedhur aty.

Kjo ka bërë që të rrezikohen banorët e lagjeve përskaj nga vërshimet e mundshme, por që pas këtij intervenimi, besohet që gjendja do të jetë nën kontroll.

Eco Higjiena

Drejtori i Drejtorisë komunale të Inspeksionit në Viti Skender Ahmeti, ka njoftuar se janë vazhdimisht duke përcjellë gjendjen në terren, sa i përket rrezikut nga vërshimet.

Ai ka apeluar tek qytetarët që të jetë të ndërgjegjshëm në hedhjen e mbeturinave në kanale dhe skaj tyre që mund të ndikojnë në mbylljen e kanaleve dhe të ndikojnë në përmbytje. Shiu që po vazhdon të bie që nga mbrëmë e që pritet të vazhdojnë edhe gjatë tërë ditës, mund të përkeqësojnë situatën në qytet apo edhe lokalitete, andaj kërkohet nga qytetarët që të jetë të gatshëm për intervenim apo të lajmërojnë organet kompetente në çfarëdo rasti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.