Fundamenti

Apelohen qytetarët që të mos hedhin mbeturina në vende publike dhe të kujdesen për ambientin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka ndërmarrë sot një aksion për largimin e një deponie të mbeturinave në rrugën “Flaka e Janarit“ në Viti.

Kjo zonë në këtë rrugë, ishte shndërruar nga qytetarët e pandërgjegjshëm, në një deponi mbeturinash, që paraqiste shqetësim tek banorët që kalonin në atë rrugë.

FIDANISHTJA

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Viti, Nexhmedin Jakupi, ka theksuar se këto deponi që po krijohen nga qytetarët, janë të ndaluara rreptësisht dhe sanksionohen me ligj. “Hedhja e mbeturinave vend e pa vend, dëmton shëndetin e qytetarëve, dëmton natyrën dhe prish imazhin e qytetit. Andaj apelojmë tek qytetarët, që të mos hedhin mbeturina skaj rrugëve, ndërtesave të banimit e kudo tjetër në natyrë, por atë ta bëjnë përmes kompanisë së pastrimit, e cila bënë grumbullimin dhe sistemimin e mbeturinave”, ka thënë Jakupi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.