GRANDEMALL

Apeli i Valentinës: Anamorava, e ka pasur dhe do ta ketë një përfaqësuese, një adresë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Jemi në vitin 2021. Numri i im është 21. LDK e ka 132. Më 14 shkurt, është Dita e Shën Valentinit dhe dita e votimit të Valentinës, zërit të qytetarëve të kësaj ane. Qyteti i Gjilanit dhe krejt Anamorava, e ka pasur dhe do ta ketë një përfaqësuese, një adresë. Jam krenare me votimin e statutit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”. Me votimin e projektit për heqjen e ujërave të zeza dhe impiantin multimilionësh që do të ndërtohet në Komunën e Gjilanit. Me projektet e sjella në Anamoravë, bashkë me fuqinë edhe të liderit të saj, Lutfi Hazirit, ku hyrje-daljet e sheshet e gjata, po i japin pamjen e një qyteti modern. Por Gjilani ka nevojë për më shumë mbështetje, projekte e linja buxhetore. Në mandatin e ardhshëm, do të insistoj për rritjen e buxhetit për projektet e Anamoravës.

Do të bashkëpunoj me deputetët e kësaj ane, për një zë të fuqishëm në mbrojtje të projekteve të Gjilanit, Vitisë, Kamenicës e Artanës. Nuk më ka interesuar kurrë dhe as nuk më intereson partia prej nga vjen deputeti, kur është në pyetje interesi i Anamoravës e Gjilanit. Në çdo nismë për qytetin, komunën e rajonin tonë, do të jem zë i fuqishëm, votë dhe adresim. Anamorava e Gjilani, duhen ta votojnë zërin e tyre, përfaqësimin më besnik, numrin 21, bashkë me numrin e partisë, LDK-së, nr. 132. Do të mbroj projektet dhe investimet kapitale të Gjilanit.

Do të përkrahi bizneset për gratë, punësimin për studentet e diplomuara, subvencione për bujqit. Do të jem zë i kërkesave të banorëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, për furnizim me dokumente, e rritje të kuotës për studentët e kësaj ane, e veçmas vajzave. Zë i studentëve, ndërtimit të kampusit universitar e modern për universitetin e Gjilanit. Nuk ka deputet që ka përmendur më shumë Gjilanin në Kuvendin e Kosovës, sesa Valentina me nr. 21. Do të adresoj përshpejtimin e autostradës dhe mbikëqyrjen e rreptë të cilësisë së punimeve. Nxitjen e investimeve, mbështetjen e fabrikave e punësimin.

Mobi Casa

Hajde, qyteti im, ana ime e zemrës, më jepni besimin, e keni tek unë derën e çelur 24h! Hajde Gjilan e Anamoravë, ftoni miqtë, familjarët, shokët e shoqet, kolegët e punës, këdo, ta mbështesni numrin 21! Besën ua jap, Gjilani do të jetë si temë, gjithmonë në Kuvendin e Kosovës, për projekte gjigante! Çdokush e ka një adresë për çdo brengë. E ka numrin 21.

Hajde Gjilan, Italia jonë e vogël!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.