Mobi Casa

Apeli i Riza Abdylit për aktivistët e PDK-së: Bëhuni pjesë e fitores bindëse në zgjedhjet e radhës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dega e Gjilanit hyn në këtë proces për t’i paraprirë rikthimit të qeverisjes në komunë, kjo jo vetëm si alternativë dhe program më i mirë, apo si synim i yni partiak, por edhe si nevojë e kohës dhe kërkesë e qytetarëve, të bindur me qeverisjen tonë TË DËSHMUAR, dhe për më shumë, të zhgënjyer me qeverisjen aktuale, TË DËSHTUAR ka thënë Riza Abdyli.

Postimi i plotë i Riza Abdylit

Të nderuar anëtarë e simpatizantë të PDK-së!
Siç jeni tashmë të njoftuar, ka filluar procesi i brendshëm zgjedhor në nëndegë, degë e qendër.

Dega e Gjilanit hyn në këtë proces për t’i paraprirë rikthimit të qeverisjes në komunë, kjo jo vetëm si alternativë dhe program më i mirë, apo si synim i yni partiak, por edhe si nevojë e kohës dhe kërkesë e qytetarëve, të bindur me qeverisjen tonë TË DËSHMUAR, dhe për më shumë, të zhgënjyer me qeverisjen aktuale, TË DËSHTUAR.

Mobi Casa

Për këtë, ju ftoj të bëheni pjesë e këtij rikthimi, që tash. Duke filluar angazhimin nga zgjedhjet e brendshme në parti, për t’u bërë pjesë e fitores bindëse në zgjedhjet e radhës kurdo që ato do të mbahen.

Të gjithë ju që e shihni veten pjesë të procesit politik apo keni besimin se mund të jepni kontribut në këtë proces, jeni të mirëpritur për ta plotësuar zhvillimin e partisë me angazhimin tuaj, deri në marrjen e përgjegjësive.

PDK e ka dëshmuar se ka ditur të respektojë dhe t’u jap shans të rinjve, në çdo periudhë të zhvillimit të saj.
Koha po e kërkon partinë qenësore dhe emblematike të zhvillimit të Gjilanit si projekt serioz.
Andaj jeni të inkurajuar të bashkëngjiteni në projektin tonë të madh, ku do të triumfojnë vlerat më të mira të qytetit tonë./rajonipress/

Riza Abdyli

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.