Fundamenti

Apel për Recep Tayyip Erdoğan Presidentin Turk!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Fadil Maloku – Andaj, bëjë apel publik tek Presidenti dhe diplomacia turke që për hirë të “historisë”me shqiptarët.., të bëjë përpjekje maksimale që në këto momente kyçe historike, edhe Kosova (me Finlanden e Suedinë) të mund të aplikoj në NATO.

1.

Diplomacia shqiptare (Kosovê-Shqipëri e Maqedoni e Veriut), në koordinim me Amerikën dhe Turqinë sidomos, në rast se e dëshirojnë njëmendësisht anëtarësimin e Kosovës në NATO, DUHET urgjentisht të lobojnë sa të munden për Anëtarësim të përshpejtuar (duke dorëzuar të paktën një Kêrkesë Zyrtare me Shkrim, të Protokoluar) në Zyret e NATO-

2.

Eco Higjiena

Në ndërkohë shteti turk, nëse dëshiron të dëshmojë (kundruall miqësisë me Serbinë!) interesin e vetë gjeostrategjik e sidomos ate ushtarako – gjeopolitik në këte pjesë të Ballkanit Perëndimor, rast më të mirë për ta forcuar e ushtruar në faza afatgjata, këte lidhje historike, tani për tani s’ka! Turqia, s’duhet ta ushtroj të drejtën e VETOS (që ia garanton “Kushtetuta” e brendshme, e NATO-s) për anëtarësim ndaj Suedisë dhe Finlandes. Ajo këte lojalitet, do të duhej ta “përdorte” (jo me eufemizëm) përmes interesimit dhe angazhimit të saj praktik e pragmatik që edhe Kosova, të anëtarësohet në NATO. Rast më historik se ky tani, s’ka pasë. Andaj bëjë apel që përveç “bulduzher diplomacisë” turke, të kyçet edhe vetë Presidenti…

3.

Turqia, “argumentin” që është duke e përdorur për ta bllokuar anëtarësimin e Finlandes dhe Suedisē (për “perkrahjen e terorrizmit”, që mund të rezultoj edhe me të drejtën e përdorimit të VETOS!), është aq i LODHSHËM, sa që është shumë vështirë për t’i besuar se e ka përnjëmendë ajo ta bëjē këte!? Ngase, si të shpjegohet që Turqia është kah bë investime kyçe kapitale në një Serbi që; vrau, preu dhe bëri pesë luftëra terorriste e gjenocidiale (kujto vetëm; Srebrenicën dhe masakrimin e afër 10.000 fëmijëve, grave, burrave e pleqëve) në rajon!?

Andaj, bëjë apel publik tek Presidenti dhe diplomacia turke që për hirë të “historisë”me shqiptarët.., të bëjë përpjekje maksimale që në këto momente kyçe historike, edhe Kosova (me Finlanden e Suedinë) të mund të aplikoj në NATO.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.