Fundamenti

Apel: Kujdes nga zjarret, një pakujdesi shumë e vogël mund të ketë pasoja të paparashikuara

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Vendin tonë po edhe komunën e Gjilanit e ka kapluar një valë ekstreme e nxehtësisë dhe bazuar në IHM të Kosovës, kjo nxehtësi pritet të jetë edhe në ditët në vazhdim. Këto vlera të larta të temperaturave rrisin rrezikun e zjarreve në Pyje. Ju qytetar të nderuar kujdes nga zjarret, një pakujdesi shumë e vogël mund të ketë pasoja të paparashikuara thuhet në apelin e Bajram Isufit drejtor i bujqësisë dhe pylltarisë në Gjilan.

Postimi i Bajarm Isufit:

RCCOLA

Sipas ligjit mbi Pyjet e Kosovës çdo zjarrëvënje është e sanksionuar me ligj.
Drejtoria e bujqësisë dhe Pylltarisë – sektori i pylltarisë së bashku me pylltarët jemi në vëzhgim të terreneve Pyjore,
Nëse vëreni ndonjë tym sado të vogël lajmëroni:
Emergjenca : 112,
Zjarrfikëset : 193,
Policia : 192,
Teknikët : 044/396-108,044/409-094,044/121-357,044/445-802,
Udhëheqësi i sektorit të Pylltarisë : 044/552-688,
Drejtori i bujqësisë dhe pylltarisë : 044/132-288,
Faleminderit për bashkëpunim!