ARKATANA

Apel i rëndësishëm i kryeprokurorit Jetish Maloku

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Apelojmë tek të gjithë qytetarët e Anamoravës t`i përmbahen masave që dalin nga Vendimet e Qeverisë së Kosovës, e që ka të bëjë me mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve të vendit nga epidemia, tani i njohur si COVI19, sëmundje kjo ngjitëse dhe me pasoja shëndetësore thuhet në apelin e kryeprokurorit Jetish Maloku.

Luten qytetarët të qëndrojnë larg tubimeve apo grupimeve që do kishte pasoja për gjithë shëndetin jo vetëm të atyre si pjesë e këtyre grumbullimeve, por edhe për familjen dhe rrethin më të gjerë.

Gjithashtu kërkojmë, mbajtjen mbyllur dhe jashtë çdo mundësie frekuentimi në lokalet e ndryshme hoteliere, restorante, bare apo lokale të kësaj natyre që do rrezikonin përhapjen e kësaj sëmundje ngjitëse me pasoja fatale.

Do të merren masa ligjore të ashpra deri në arrestim, të të gjithë atyre pronarëve që shkelin këto masa mbrojtëse të parapara me Vendimet e Qeverisë, që do të rrezikonin shëndetin e qytetarëve të paraparë edhe me dispozita ligjore të Kodit Penal të Kosovës.

Mobi Casa

Gjithashtu lusim të gjithë ata qytetarë të kthyer nga vende të ndryshme jashtë Kosovës e të sistemuar sipas listës së Ministrisë së Shëndetësisë, në të ashtuquajturën “Karantinë 14 ditor” t`i nënshtrohen këtij rekomandimi, konform masave të vendosura me Vendim të Qeverisë së Kosovës, me qëllim parandalimi të përhapjes së kësaj sëmundje ngjitëse tek njerëzit.

Sigurojmë se, institucionet e drejtësisë bashkë me ato të sigurisë janë dhe do jenë gjithnjë në mbështetje të çdo mase e rekomandimi në këtë gjendje të renduar në kohë epidemie, jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë, por në mbarë rruzullin tokësor.

Do jemi afër çdo qytetari të vendit tonë duke besuar shumë se me mbështetjen dhe përkrahjen e tyre, pa panik e duke marrë masa mbrojtëse, do e kalojmë pa asnjë mëdyshje edhe këtë sfide për ne dhe gjithë njerëzimin thuhet në apelin e kryeprokurorit Jetish Maloku./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.