UBT

AP-ja për dështimin e zgjedhjes së kryeparlamentarit: Proces që mund ta çojë vendin në një krizë të zgjatur parlamentare

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Associated Press ka raportuar sot mbi zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, ku një pengesë e krijuar që nga e marta, u kalua, por kryeparlamenetari nuk arriti të zgjidhet as pas dy tentimesh.

AP-ja shkruan se dështimi për ta zgjedhur kryeparlamentarin e ri të legjislaturës së nëntë, mund të çojë vendin drejt një krize të re institucionale.

“Kandidatja për kryetare të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të zgjidhej në dy votime të njëpasnjëshme, me 57 vota, duke mos pasur 61 votat e nevojshme”, shkruan AP.

Agjencia e lajmeve tutje shkruan se Kuvendi do të mblidhet sërish të hënën, por pa një kryetar dhe se procedura e seancës është e paqartë.

Mobi Casa

“Kushtetuta nuk e ka përcaktuar kohëzgjatjen e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të ri”, thuhet në artikull.

Vetë Haxhiu ka thënë se do të jetë sërish emri i propozuar për kryeparlamentare.

Ajo akuzoi se opozita po e mban të bllokuar Kuvendin, pasi s’e mbështetën propozimin e Vetëvendosjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.