KV

Anulohet tenderi i këshilltarit për autostradën Prishtinë-Han i Elezit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Prishtinë – Ministria e Infrastrukturës në mungesë të ofertave ka anuluar tenderin për këshilltarin e transaksionit të “Rrugës 6”, autostradës që pritet të lidhë Prishtinën me Hanin e Elezit.

Asnjë kompani ndërkombëtare nuk ka shprehur interesimin që të dorëzojë aplikacionin për tenderin e këshilltarit të transaksionit të “Rrugës 6”, Prishtinë-Han i Elezit, ani pse shpallja e Ministrisë së Infrastrukturës ishte bërë edhe në media të huaja, shkruan sot Koha Ditore.

UBT

Sipas informacioneve të Ministrisë, 15 kompani ndërkombëtare i kanë tërhequr aplikacionet për të konkurruar në këtë tender, porse asnjëra prej tyre nuk ka dorëzuar ofertë në afatin e paraparë me ligj. Në këtë mënyrë ministria ka vendosur që të zgjasë afatin për kontraktimin e këshilltarit të transaksionit duke e çuar lëndën në ritenderim.

Sipas njoftimit të së premtes, nëpërmjet ritenderimit i është dhënë afat shtesë deri më 12 shtator procesit të kontraktimit të këshilltarit të transaksionit për projektin të cilin Qeveria pretendon ta nisë në tremujorin e parë të vitit 2013.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.