UBT

Anulohet takimi i përfaqësuesve të Luginës me Beogradin zyrtar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qëllimi i takimit në fjalë kishte të bënte për tejkalimin e problemeve të krijuara rreth tensionimit të fundit të gjendjes pas një varg akuzash të kreut shtetëror serb në adresë të lidershipit shqiptarë të Luginës bashkë me kërcecimet e Beogradit për heqjen e Lapidarit të Dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Ndonëse, sipas burimeve shqiptare gjatë ditës së sotme ka qenë e paraparë të takohen në Beograd, përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës me përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë, me zotimin dhe ndërmjetësimin e OSBE-së, takimi në fjalë është anuluar për t`u mbajtur, bëjnë të ditura burime të këtij portali.

FITORJA

Për takimin në fjalë mes përfaqësuesve politikë dhe institucionalë të Luginës dhe të Beogradit zyrtar, ndonëse nën organizimin e OSBE-së, shumica e përfaqësuesve politikë dhe institucionalë shqiptarë i kishin pas marrë ftesat nga zyrtarët e OSBE-së, madje duke konfirmuar pjesëmarrjen, ndonëse nuk dihej se kush do të përfaqësojë Qeverinë e Serbisë.

Bazuar në burimet shqiptare dhe të organizatorit qëllimi i takimit te ketë qenë tejkalimi i problemeve të krijuara rreth tensionimit të fundit të gjendjes pas një varg akuzash të kreut shtetëror serb për heqjen e Lapidarit të Dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.