UBT

Anulohen aktivitetet e maturës

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit ka ngushëlluar familjet e viktimave në Shqipëri ndërsa Drejtoria Komunale e Arsimit ka anuluar defiletë e maturantëve për sonte.

Me rastin e tragjedisë së Himarës në Shqipëri, ku humbën jetën 12 studentë nga Elbasani, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, personalisht, në emër të të gjitha institucioneve komunale dhe në emër të qytetarëve të Gjilanit, ka shprehur sot ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave dhe në adresë të institucioneve të Shqipërisë.

Mobi Casa

“Të tronditur nga kjo ngjarje e llahtarshme, shprehim ngushëllimin dhe keqardhjen tonë të thellë që ndjejmë në këto çaste të rënda zie, për humbjen e 12 studentëve shqiptarë nga Elbasani i Shqipërisë”, thuhet ndër tjerash në ngushëllimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit,Qemajl Mustafa, kurse studentëve të lënduar iu dëshiron shërim sa më të shpejtë

Në shenjë solidariteti të plotë me familjet e viktimave,vëllezërit tanë në Shqipëri dhe institucionet e Shqipërisë, Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan,anulon të gjitha defiletë e maturantëve gjilanas të planifikuara për sonte, ndërsa kërkon nga maturantët që në mbrëmjen e maturës të sillen me dinjitet konform situatës së tanishme./rajonipress/