Antikorrupsioni në aksion

Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët e lartë publik është detyrim ligjor, të cilit i janë nënshtruar edhe sivjet mbi 99 për qind e tyre.Ata që kanë refuzuar ta deklarojnë pasurinë e tyre Agjencinë Antikorrupsion do të përballen me procese gjyqësore.
Disa zyrtarë, sipas organizatave të shoqërisë civile, por edhe vet AKK-së, rezultojnë të kenë deklaruar shifra të dyshimta të pasurisë së tyre.
“Agjencia vec ka fillar kontrollin e plotë, jemi duke i siguar të dhënat nga Agjencia e Regjistrimit të Biznesit, Agjencia Kadastrale, Ministria e Financave dhe ajo e Administratës Publike dhe e mekanizmave tjerë, ku mund t’i gjejmë të dhënat të cilat janë të krahasueshme me të dhënat që i kanë deklaruar zyrtarët në formularët e tyre, në do t’i kontrollojmë edhe të gjithë ata formularë të zyrtarëve, për të cilët informohemi se nuk e kanë deklaruar pasurinë në tërësi”, ka thënë kreu i AKK-sël, Hasan Preteni. /Kosova sot/