Antibiotiku më i fortë natyral

Nëse po e vëreni se sëmundja “po ju thyen”, përgatisni këtë tinkturë dhe nuk keni përse të brengoseni.
Këta përbërës luftojnë kundër baktereve, viruseve, kërpudhave dhe parazitëve, e njëherësh e forcon edhe sistemin imun. Me rëndësi është që këta përbërës të jenë të freskët. Ja si ta përgatisni këtë antibiotik të fortë natyral.
Përbërësit e nevojshëm: 2 lugë kurkumë; 700 ml uthull molle; 2 speca të freskët djegës; 2 lugë rrepë; 100 g xhenxhefil të bluar imët; 4 thelpinj të hudhrës të prerë imët; ¼ e qepës së copëtuar imët. Përgatitja: Krejt përbërësit i vendosni në kavanoz të pastër, e më pas hidhni uthullën e mollës.
E mbyllni mirë kavanozin me kapak dhe e përzieni fort. E lini të qëndrojë në vend të errët dhe të ftohtë për rreth dy javë. Pasi të ketë kaluar kjo periudhë kohore, ndërkohë e përzieni disa herë.
Për forcim të sistemit imun merrni një lugë në ditë, pas gjellës. Nëse tashmë jeni të sëmurë, merrni nga një lugë 5-6 herë gjatë ditës. Jini të shëndetshëm edhe nëse viruset ju prekin.
(Kosova Sot)