United Hospital

Antibiotikët NUK i çlirojnë hundët dhe NUK e ndalojnë kollën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nëse keni rrjedhje hundësh dhe gëlbazë të gjelbër, nuk do të thotë se keni nevojë për antibiotikë, thonë mjekët dhe ekspertët britanikë të shëndetësisë publike.
Jo vetëm në vendet shqipfolëse, por në gjithë botën është krijuar një mit se barnat janë të patjetërsueshme për të trajtuar infeksione të tilla.

Por, sipas ekspertëve anglezë, simptomat e tilla si rrjedhja e hundëve apo kolla produktive (me gëlbazë), shkaktohen nga viruse dhe antibiotikët nuk ndihmojnë në këtë rast.

Një studim i realizuar nga Public Health England ka nxjerrë në pah se 40 për qind të njerëzve në Angli kanë menduar se antibiotikët mund të ndihmojnë në lehtësimin e kollitjes nëse ata kanë pasur gëlbazë të gjelbër.

Uji Dea

“Shumica e infeksioneve të cilat prodhojnë shumë gëlbazë dhe sekret të hundës janë sëmundje virusale dhe kalojnë vetvetiu, edhe pse ju mund të pritni të ndjeheni keq për disa javë”, thotë për BBC, Dr Cliodna McNulty nga organizata e sipërpërmendur.

Problemi i antibiotikëve është se ato shkatërrojnë edhe bakteret normale dhe të dobishme për organizmin e njeriut, duke u lënë rrugë kështu zhvillimit të baktereve të dëmshme dhe të cilat krijojnë rezistencë ndaj antibiotikëve.
Andaj, është e rëndësishme të shmangni antibiotikët shumicën e rasteve, ose t’i përdorni ato vetëm dhe udhëzimin e mjekut. /Mjeku.Net/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.