Uji Dea

Ansambli “Gjilani” shkon në Bursa të Turqisë

/ 2 minuta lexim

Gjilan -Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është nisur sot për në Turqi ku do të merr pjesë për disa ditë me rradh në Festivalin VII Ballkanik të Folklorit në qytetin Bursa.

Ansambli ,,Gjilani” në këtë festival do të ketë disa paraqitje të cilat konsistojnë në interpretimin e valleve e lojëra burimore, me koreografi e veshje kombëtare dhe me një kolorit të veçantë të paraqitjeve.

Për të përcjellur anëtarët e ansamblit për në Turqi kishte dalë Veton Nevzadi drejtor i drejtoratit për Rini, Kulturë dhe Sport i Komunës së Gjilanit, i cili me këtë rast shprehu bindjen se ansambli “Gjilani” edhe një herë sikur edhe herëve tjera do ta përfaqësojë Komunën e Gjilanit dhe Republikën e Kosovës në mënyrë të dinjitetshme dhe suksesshme në Festivalin e Bursës.

Mobi Casa

Kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, Nehat Ferati me këtë rast ka falënderuar kryetarin e komunës Qemajl Mustafa dhe D.R.K.S për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit për pjesëmarrësit në festival, duke shprehur bindjen se do të kenë një përfaqësim të suksesshëm në këtë festival.

Në këtë ngjarje kulturore Ansambli i Këngëve dhe Valleve ,,Gjilani” do të paraqitet krahas ansambleve të cilat vijnë nga shtete tjera si: Rumania, Bullgaria, Maqedonia, Mali i ZI, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Turqia etj./rajonipress/