Uji Dea

Ansambli “Gjilani”, shkëlqeu në Festivalin e të rinjve Ballkanik në Sandanski – Bullgari

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – I ftuar si fitues i edicionit të fundit të këtij festivali Ansambli ynë përfaqësoi Republikën e Kosovës dhe qytetin e Gjilanit, dhe u paraqit me këngë e valle të përzgjedhura shqipe, me veshjet tona tradicionale ku u vlerësua si Ansambli më i kompletuar në mesin e shumë shteteve pjesëmarrëse nga Ballkani dhe Evropa.

Ky festival ka karakter shumë kulturor dhe Ansambli “Gjilani”, në pjesën e muzikës popullore-tradicionale me përvojën dhe profesionalizmin që ka, arriti t`i rrëmbejë edhe zemrat e publikut të shumtë dhe u përcoll me duartrokitje të ngrohta.

Falënderim të veçantë për pjesëtarët e Ansamblit që me mundë e kontribut të madh po arrijmë këto suksese.

Uji Dea

Gjithashtu në emër të Ansamblit falënderojë ata që na mundësuan përfaqësimin e Republikës së Kosovës dhe qytetit tonë Gjilanit, në këtë ngjarje të madhe kulturore, ”Smart Light” me pronar, Sahit Abazi, “Restaurant Xixa” me pronar,.Besim Bllaca dhe “Caffe Bar N’shpi” me pronarët, Milot Mustafa dhe Besnik Bajrami.

Ansambli ynë do te jetë mirënjohës gjithmonë.
Këto ngjarje kulturore janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e të rinjve tanë, përveç integrimit të tyre përmes pjesëmarrjeve të ndryshme, do të kultivohen dhe ruhen vlerat tona kombëtare, andaj i bëjmë thirrje edhe institucioneve që të gjejnë mënyra për tu mbështetur Ansambli “Gjilani”, sepse është një Ansambël i dëshmuar dhe profesional, si ne nivelin kombëtar ashtu dhe në atë ndërkombëtar, dhe vlerë e veçantë jo vetëm e Komunës se Gjilanit, por dhe nivelit kombëtar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.