GRANDEMALL

Ansambli “Gjilani” fitues i tre çmimeve në festivalin e këngëve dhe valleve popullore “Kaçaniku 2022”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është kthyer nga Kaçaniku ku ishte pjesëmarrës në Festivalin mbarëkombëtar “Kaçaniku 2022”.

Ansambli “GJILANI” pati paraqitje të suksesshme dhe nga juria profesionale u vlerësua me çmimet: 1. Ndër tri Ansamblet më të mira të Festivalit. 2. Lumturie Shabani këngëtarja më e mirë 3. Rina Berisha valltarja më e mirë, me ç‘rast i falënderojmë jurinë për vlerësimin.

Para një publiku të shumtë e artdashës , u interpretuan valle burimore të udhëhequra me mjeshtri nga valltari i njohur Rifat Idrizi e valle koreografike me motive Kosovare dhe këngë te përzgjedhura nga këshilli artistik i Ansamblit, me veshje kombëtare dhe kolorit të shkëlqyer dhe u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Këngët e interpretuara nga vajzat tona Lumturie Shabani dhe Finesa Selimi, pastaj nga këngëtarët: Arbër Maliqi, Afrim Haziri, Nehat Ferati, Meti Maloku, Eroll Ahmeti, bënë që programi ynë artistik të kurorëzohet me vlerësimin e merituar si nga juria profesionale ashtu dhe nga gjithë artdashësit në përgjithësi.

Orkestra profesionale e udhëhequr nga mjeshtri gjilanas Murat Ismajli i dha ngjyrën e mrekullueshme gjithë programit tonë artistik.

Eco Higjiena

Kjo pjesëmarrje e Ansamblit Gjilani në këso lloj ngjarjesh kulturore konsiderohet shumë e dobishme për shkëmbimin e eksperiencave te të rinjtë ku iu dha mundësia që të shkëmbejnë përvoja dhe vizione të ndryshme mes tyre.

Pjesëmarrja e Ansamblit si përfaqësues i Komunës së Gjilanit ishte jashtëzakonisht e suksesshme dhe dinjitoze.

Falënderim i veçantë për organizatorët në krye me drejtuesin e festivalit Afrim Fuga dhe Kryetarin e Komunës së Kaçanikut z. Besim Ilazi për organizimin e shkëlqyer dhe pritjen e jashtëzakonshme.

Pjesëmarrja e AKV “Gjilani” në këtë Festival është mundësuar nga kontributi i jashtëzakonshëm i anëtarëve të ansamblit.

Ansambli ynë po vazhdon intensivisht punën me synimin që të ruhen dhe të kultivohen vlerat e tona tradicionale dhe shpirtërore, me shpresën që në të ardhmen mbështetja do të jetë edhe më e fuqishme nga institucionet tona./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.