Eko Higjiena

Ansambli “Dardana” kultivues i vlerave burimore

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Ansambli i këngëve dhe valleve “Dardana” nga Kamenica , ka bërë një dekadë të zhvillimit të veprimtarisë kulturore.

Drejtori i ansamblit “ Dardana” Shaban Ajvazi, ka thënë se me rezultatet e arritura, mund të mburret ansambli dhe qyteti i Kamenicës. Kudo që janë paraqitur me pika artistike djelmoshat dhe vajzat e këtij ansambli ambicioz janë mirëpritur nga shikuesit.

Ai tha se ansambli ishte pjesëmarrës në Festivalin mbarëkombëtarë “Sofra Dardane” që u mbajt në qytetin Bajram Curri, rrethi i Tropojës në qershor të këtij viti, ku morën pjesë ansamble kulturore nga të gjitha trojet shqiptare.

RCCOLA

Nga ky festival Ansambli “Dardana” nën udhëheqjen e koreografit Shaban Ajvazi u shpërblye me mirënjohje për programin artistik. “ Kjo mirënjohje është motivim për anëtarët e shoqërisë , sepse megjithatë mundi po shpaguhet gjithnjë e më shumë po afirmohemi edhe jashtë kufijve sepse të njëjtit para një viti përfaqësuan shtetin e Kosovës në Festivalin ndërkombëtarë në Stamboll të Turqisë” tha Ajvazi.

Ai ka shtuar se ansambli i këngëve dhe valleve “Dardana” në këtë festival u prezantua me vlera artistike të trevës sonë, me këngë, valle dhe melodi baritore me kavall. “Edhe pse kushtet teknike dhe materiale na mungojnë, por jo vullneti i djemve dhe vajzave si dhe i stafit udhëheqës të cilët punojnë pa kurrfarë kompensimi. Megjithatë i falënderojmë organet udhëheqëse të komunës që shpesh na i mbulojnë shpenzimet minimale për zhvillimin e aktiviteteve kulturore” u shpreh Ajvazi./rajonipress/.