FITORJA

Ansamblet e Gjilanit, Kumanovës e Preshevës, performuan për nder të 12-vjetorit të pavarësisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në vazhdën e aktiviteteve në shënim të 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në Gjilan është mbajtur Festivali i këngëve dhe valleve “Gjilani Fest 2020”, aktivitet ky i organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Para publikut gjilanas, të dielën kanë performuar, Ansambli Gjilani, Ansambli Bajram Shabani nga Kumanova dhe Ansambli Presheva, nga ky qytet i Kosovës Lindore.

Deniza Limani, drejtoreshë e Kulturës në Gjilan, në emër të Lutfi Hazirit, e ka shpall të hapur këtë Festival, duke thënë se kjo komunë ka qenë gjithmonë qendër e kulturës, por që ky epitet është vulosur në vitet e fundit.

Uji Dea

“Faleminderit Ansambleve për vlerat kulturore që po na japin në vigjilje të 12-vjetorit të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, datë kjo, ndër më të rëndësishmet historikisht për shqiptarët. Në këtë ditë i kujtojmë dhe kurrë nuk i harrojmë ata që me gjakun e tyre e njomën lirinë e pavarësinë e Kosovës, dëshmorët, heronjtë e martirët e kombit, të cilëve u takon lavdia”, ka thënë Limani.

Ndërkohë, nesër, në 12-vjetorin e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, kryetari Haziri me bashkëpunëtorët bëjnë homazhe tek varrezat e qytetit (11:00), ndërsa në ora 17:00, mbahet Akademi për nder të ditës së mëvetësisë së Kosovës, ku edhe do të ndahen çmimet, Nderi i Qytetit dhe Heroinat e Qytetit, në sallën e teatrit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.