RCCOLA

Ankohet Trajani

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtori i Gjimnazit në paralelen e ndarë në Kamenicë Arsiq Trajan, ka paraqitur rastin e një nxënësi, i cili e kishte parë atë duke qarë tek po dilte nga zyrja. Por për policinë rasti është regjistruar si prishje e rendit e jo si rrahje.

Siguria e nxënësve nëpër shkolla në territorin e komunës, që ishte pikë e rendit të ditës nxiti debatin në mbledhjen e komitetit për komunitete. Kjo pikë e rendit të ditës u diskutua nga anëtarë të komitetit për komunitete, drejtor të shkollave që ishin prezent, përfaqësues të drejtorisë së arsimit si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës, stacioni në Kamenicë.

Drejtori i Gjimnazit në paralelen e ndarë në Kamenicë Arsiq Trajan, ka paraqitur rastin e një nxënësi, i cili e kishte parë atë duke qarë tek po dilte nga zyrja.

Ndërsa, Ardita Leci, shefe e zyrës së policisë për komunitete stacioni në Kamenicë, ka thënë se” policia në fillim të vitit bënë planet strategjike për sigurinë në shkolla”. Për rastin në fjalë është regjistruar si prishje e rendit e jo si rrahje.

Xhevat Ramadani, përgjegjës në Drejtorinë e Arsimit, të komunës së Kamenicës, ka thënë se në Drejtorinë e Arsimit nuk ka ardhur asnjë informatë lidhur me rastin e lartcekur. Ramadani tha se sa i përket fillimit të vitit 2012/13, siguria deri më tani ka qenë në nivel.

Mobi Casa

“ Problemet në shkolla të natyrës së lehtë zakonisht zgjidhen në bashkëpunim me drejtorët e shkollave, kujdestarët e klasave, prindërit e nxënësve, ndërsa ato të natyrës së rëndë në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Arsimit dhe me policinë” ka thënë Ramadani.

Ai tha se kemi pasur dhe kemi bashkëpunim të mirë me drejtorët e shkollave dhe me policinë.

Dejan Nikoliç, drejtor në shkollën teknike paralelja e ndarë thotë se edhe në shkollën tonë problemet që kanë ndodhur ne i kemi zgjidhur brenda shkollës, mirëpo nëse ka raste të rënda bashkëpunimi nuk do të mungojë dhe nuk ka munguar asnjëherë me drejtorinë e arsimit.

Për këtë rast, folën edhe Satmifer Kryeziu, Nebi Sylejmani dhe Besa Krasniqi, të cilët u pajtuan që rastet e lehta të zgjidhen brenda shkollës. /rajonipress/