FITORJA

Ankohen për fatura të larta

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Faturat e fundit të KEDS-it po konsiderohen si të papërballueshme nga qytetarët. Ditëve të fundit nëpër sportelet e kompanisë që menaxhon me distribucionin është rritur numri i qytetarëve që po bëjnë ankesa për shkak të faturave të larta.

Bashkim Imeri derisa mbante faturën në dorë, borxhin e së cilës sapo e kishte shlyer në sportelet e KEDS-it, thotë se faturat janë shumë të larta, pavarësisht kursimeve. Ai tregon se me qëndrimin e paktë në shtëpi fatura i kishte ardhur 63 euro.

“Boll shtrenjtë faturat. Këta nuk po mendojnë për popull hiç. Krahasuar me vendet e tjera rryma këtu është shumë e shtrenjtë”, ka thënë i shqetësuar ai.

Edhe konsumatori tjetër, Jakup Makolli, kishte bërë një ankesë. Ai akuzon KEDS-in se e kishte ngarkuar me kilovat që nuk i ka shpenzuar. Ai thotë se me vendosjen e orëve digjitale faturat janë më të larta.

ARKATANA

“E bëra një ankesë, por e kotë. Këtë muaj më kanë shtuar rreth 400 kilovat pa i shpenzuar, kjo është e pakuptimtë, nuk jam për mos me pagu rrymën kur edhe e shpëton por jo edhe në këtë mënyrë. E kanë vendos këto orë digjitale për faqe të zezë, veç me na ngarku shtesë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Viktor Buzhala, zëdhënës në KEDS, ka thënë se konsumatorët gjatë muajve të dimrit përdorin energjinë për ngrohje.

“Keni parasysh faktin që disa konsumatorë gjatë sezonit dimëror përdorin energjinë elektrike për ngrohje dhe si rrjedhojë kjo ndikon që fatura e tyre e energjisë elektrike të jetë më e lartë. KEDS/KESCO njofton të gjithë konsumatorët se është duke bërë përpjekje maksimale në zvogëlimin e ankesave të konsumatorëve, duke ofruar shërbime kualitative dhe cilësore, si dhe duke bërë investime të konsiderueshme në rrjetin e energjisë elektrike”, ka thënë ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.