ARKATANA

Ankandi solar, Kurti thirrje investitorëve që të marrin pjesë

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje investitorëve të marrin pjesë në ankandin e parë të Kosovës në energji solare.

Kurti ka shkruar se Qeveria garanton proces të drejtë dhe transparent.

“Ne ftojmë investitorët në ankandin e parë në Kosovë, të PV diellore 100 MW, të cilin e kemi nisur me mbështetjen e USAID. Qeveria jonë garanton një proces të drejtë dhe transparent, si dhe kritere tërheqëse, përfshirë tokë publike me 15 vjet të garantuara APP, qira 30-vjeçare dhe lidhje afër rrjetit”, ka shkruar Kurti.

FITORJA

Nëpërmjet këtij ankandi pritet që të bëhet instalimi i paneleve me kapacitet të prodhimit të 100 megavatëve të energjisë solare, në një vlerë prej 75 milionë eurosh.

Ankandi është një proces konkurrues, nëpërmjet të cilit Qeveria do të blejë energji elektrike që gjenerohet nga burimet e ripërtëritshme. E kontrata e ankandit jepet në bazë të çmimit më të ulët të garantuar të blerjes. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.