United Hospital

Anita Latifi, kritikohet nga fansat

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kishte arritur deri në 15-shen e parë në garën “Deutschland sucht den Superstar” (DSDS) dhe pastaj ishte diskualifikuar për shkak të sjelljes së saj problematike. Kjo është Anita Latifi, shqiptarja 18 vjeçare, e cila, edhe pse çdo gjë ka përfunduar, me deklaratat e herëpashershme po përpiqet të mbetet “mbi ujë”.

Kështu, ditëve të fundit ajo, duke bërë përpjekje të kritikojë rrjedhën e garës, ka kthyer kundër vetes një pjesë të mirë të publikut.

FIDANISHTJA

Anita ka ironizuar me emisionin duke iu bashkuar kritikave se është bërë monoton dhe i mungon freskia. Në faqen e saj të facebook-ut ajo ka shkruar “Njerëzit po ankohen se DSDS është bërë kaq monoton (s`është çudi pasi që at kanë mbetur vetëm tipa monotonë). E pra, të dshurit e mi, përse nuk keni votuar për mua? Unë, sidoqoftë, do të siguroja më shumë “action`!!”.

Por, reagimi i fansave dhe “fansave” ka qenë i papritur dhe negativ për të. “Mos u bë më josimpatike se që je”, i ka shkruar dikush në faqen e saj. Ndërsa një tjetër, ka reaguar kështu: “Ne, shqiptarët jemi të kënaqur që nuk ke vazhduar, ndryshe, do të na e nxije fytyrën edhe më shumë”, etj./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.