Fundamenti

Anglezja me 330 operacione plastike

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

E penduar, ajo akuzon mjekët sepse ata e kanë nxitur që të operohej për tu dukur sikur kukulla Barbi.

Anglezja 34 vjeçare Alicia Douval deri më tash u është nënshtruar jo më pak se 330 operacioneve plastike. 16 herë ka operuar gjoksin dhe 6 herë hundën. Pas gjithë këtyre ndërhyrjeve ajo është zemëruar me mjekët që e kane trajtuar.

Uji Dea

Sipas saj, ata e kanë nxitur që të operohej për tu dukur sikur kukulla Barbi.

“Unë e kam ndier veten keq dhe kam qenë e varur. Por, asnjë mjek nuk ka provuar që të ma tërheqë vërejtjen që të mos operohem. Të gjithë ata ishin të interesuar vetëm për paratë e mia “, shprehet e mllefosur Alicia Douval.(albinfo)