Fundamenti

Anglezët zbarkojnë në Gjilan

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa ka pritur një delegacion nga Britania e Madhe i cili këtyre ditëve është duke qëndruar në Kosovë e me këtë rast ka vizituar Gjilanin.

Delegacioni është informuar nga kryetari i Mustafa për funksionimin e Komunës dhe respektivisht për trajtimin e dhunës në familje, aspekt i cili më tepër u interesonte delegacionit nga qyteti Arun i Anglisë.

Mustafa ka informuar për bashkëpunimin që ka Komuna e Gjilanit me zyrën e kryeministrit, Policinë e Kosovës, Gjykatën, prokurorinë, strehimoren “Liria”, UNDP, drejtorit e ndryshme komunale, (shëndetësi, arsim, qendrën sociale etj), bashkëpunimin me Komunat e tjera të këtij regjioni etj.

Mustafa u ka thënë atyre se vizitat të cilat janë zhvilluar gjatë qëndrimit jashtë vendit, kanë mundësuar që komuna jonë të informohet më shumë rreth mënyrës së trajtimit të grave nga dhuna në familje.

Mustafa tha se në komunën e Gjilanit ekziston një strehimore për gratë me probleme të tilla, të cilat aty gëzojnë mbështetjen e qendrës “Liria” dhe gjithashtu në kuadër të saj, atyre nuk ju mungon kujdesi shëndetësore, trajtimet sociale, etj. “Vlen të përmendet se komuna jonë është larg, më e mirë se komunat tjera, pra ne po vazhdojmë të bëjmë punë të mira, por kjo nuk na jep kënaqësi që të vetëkënaqemi sepse ka ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim”, ka shtuar Mustafa.

Mustafa tha se strehimi i femrave të përfshira nga dhuna në familje nuk bëhet vetëm nga Gjilani, por edhe nga komunat e tjera të këtij regjioni që nga Shtërrpca, por edhe komunat e tjera jashtë këtij regjioni por edhe jashtë kufijve si nga Lugina e Preshevës, Maqedonisë etj. “Vetëdijesimi duhet të bëhet edhe në komunat tjera, në mënyrë që pretendimi të ndodhë më parë, ende pa lindur problemi” ka përfunduar ai.

GRANDEMALL

Ndërsa, Omer Daku, nënkryetar i Komunës e ka shoqëruar delegacionin në të gjitha vizitat, duke e informuar edhe për shumë aspekte tjera të Komunës, si shërbime, projekte, vizionin për të ardhmen etj.

Përndryshe, ky Delegacion nga Anglia gjatë qëndrimit këtu përveç që ka vizituar Policinë e Kosovës dhe është njoftuar nga Komandantja e stacionit Regjional znj. Elmina Mahmuti, për hapat e parë që merr policia pas pranimit të informacionit se ka dhunë në një familje e deri te dorëzimi i viktimës në strehimoren “Liria”.

Ndërsa gjatë vizitës në qendrën “Liria”, znj. Nazife Jonuzi, i ka informuar lidhur me trajtimin që e bënë kjo qendër për periudhën gjashtëmujore, por sipas saj ka raste që më shpejt kthehen në familje, por ka edhe të atillë që qëndrimin në këtë qendër e kanë edhe më të gjatë.

Ajo tha se punëtorët e kësaj qendre kanë kujdestari 24 orësh, dhe sjellja e grave të dhunuar është jashtëzakonisht e mirë pasi vijnë në këtë qendër. Jonuzi nuk ka lënë pa përmendur ndihmën e madhe që e jep Komuna e Gjilanit për aspekte të ndryshme në ndihmë qendrës.

Ajo ka kërkuar që edhe Komunat tjera të këtij regjioni të ndihmojnë sepse funksionimi i qendrës do të ishte edhe më i mirë dhe ngarkesat buxhetore nuk do të ishin vetëm në një komunë.

Ndërsa, Georgina Bouette, menaxhere për siguri në komunitet dhe Ian Sumnall ekspert nga Komisioni Evropian, ishin të interesuar në përgjithësi me trajtimin që bëjnë institucionet për rehabilitimin e grave ndaj të cilave është ushtruar dhunë fizike, bashkëpunëtorët e Komunës në këtë aspekt, bashkëpunimin me komunat tjera të regjionit, gjendjen pas kthimit në familje të viktimave etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.