UBT

Angelina Jolie: Udhëtimi im me UN-in më ndryshoi jetën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Angelina Jolie ishte e thyer emocionalisht pasi përfundoi misionin e parë me Kombet e Bashkuara dhe gjatë tërë kësaj kohe ajo ka mbajtur një ditar, ku ka shkruar të gjitha skenat të cilat i ka parë.

Ylli i filmit “Salt”, e cila shërben si ambasadore e vullnetit të mirë për organizatën, mezi qëndroi kur u njoftua me njerëzit që jetonin në varfëri të skajshme, në uri dhe në luftë.

“Udhëtimi i parë më ndryshoi tërësisht. Gjatë tërë udhëtimit qaja. Ata njerëz kanë familjarë të vrarë, kanë shtëpitë e djegura, bëhen pa shtetësi. Ata nuk qajnë pasi nuk kanë kohë për atë dhe unë nuk jam duke iu ndihmuar atyre, por vetëm po ndiej dhimbjen me ta. Më është dashur të qëndroja praktike dhe e fokusuar.

Hidromorava

Aktorja ishte këshilluar që të shkruante emocionet e veta në një ditar që t`i tregojë më lehtë gjërat që i ka parë dhe Jolie pranon se kjo përvojë e ka ndryshuar atë si person.

“Është qesharake sepse gjatë tërë kohës ju kërkohet të mblidhni informacione se kush jeni ju, për personalitetin tuaj dhe për ndryshimet tuaja. Kurrë më parë nuk kam pasur ndonjë terapi prandaj nuk e di saktësisht se si e kam shkruar ditarin. Di se unë e hapa veten për të mësuar më shumë rreth botës dhe për njerëzit e tjerë e gjërat tjera. Prandaj ndryshova”.(tung.ch)