Angelina Jolie, në telashe me vjehrrën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Angelina Jolie nuk është aspak e lumtur. Raportohet se ajo është zemëruar shumë pasi e ëma e të dashurit të saj Brad Pitt, Jane, i ka shkruar një letër një gazete në Missouri duke dënuar martesat e gjinisë së njëjtë dhe rizgjedhjen e presidentit Barack Obama.

“Jane nuk ka dashur të flasë kurrë me Angelina-n për politikën. Ajo e ka ditur se do të kishin telashe për shkak të qëndrimeve të kundërta të tyre, dhe ka dashur të shmangë këtë, pasi ajo është gjyshja e fëmijëve të saj.

Uji Dea

Por tani Jolie i ka thënë Brad-it se duhet ta edukojë të ëmën e tij, por ai është një djalosh i nënës.

Por nëse Brad nuk e bën këtë, Angelina do t’i marrë punët vetë në dorë dhe do të flasë me Jane për çështjet në fjalë”, ka treguar një burim.