GRANDEMALL

Angazhimi i Dakut dhe vullneti i Azizit e bëjnë Kodrën e Dëshmorëve sërish me rrymë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Nënkryetari i komunës Omer Daku është angazhuar maksimalisht që të enjten banorët e Kodrës së Dëshmorëve të kenë sërish rrymë.

Omer Daku nënkryetar i Komunës së Gjilanit është treguar fleksibil të enjten, pas kërkesave që kanë shfaqur para tij banorët e lagjes “Kodra e Dëshmorëve”. Daku menjëherë ka ndërmarrë një iniciativë për ta takuar kryetarin e Gjykatës Komunale Ramiz Azizin dhe së bashku edhe me drejtorin e KEK-ut Ramadan Ahmetin janë dakorduar që rryma të lëshohet sërish në funksion.

Daku tha për rajonipress se realisht faji nuk ka qenë i gjykatës, meqë vendimi i plotfuqishëm i pronës kontestuese është marrë qysh më 5 shkurt 2008. Sipas Dakut kreu i gjykatës më tepër e ka hedhur fajin tek KEK-u të cilët pas këtij vendimi asnjëherë nuk janë interesuar për ta zgjidhur këtë kontest.

FIDANISHTJA

Daku tha se tani komuna do të bëjë përpjekje që të gjejë një troll për të vendosur trafon e re dhe duhet të gjenden edhe donacionet.”Banorët e Kodrës së Dëshmorëve më së paku e kanë merituar këtë maltretim” tha Daku.

Shaban Shabani banor në “Kodrën e Dëshmorëve” tha se tani kjo lagje është me energji elektrike, por dëmet janë të pariparueshme.”Ne do të grumbullojmë të gjitha dëmet e shkaktuara gjatë këtyre 48 orëve dhe do ta padisim KEK-un për të gjitha këto avari që i ka shkaktuar” tha Shabani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.