Anëtarët e LDK-së janë vrarë për motive politike

Njësia për hetimin e krimit të organizuar e Policisë së EULEX-it, është duke hetuar dhjetëra vrasje.
Sipas një raporti të EULEX-it, dhjetëra vrasje janë kryer për motive politike.
Të gjitha viktimat, sipas Policisë së EULEX-it, ose kanë qenë anëtarë të LDK-së si parti politike, kundërshtari kryesor i PDK-së, apo besohej që kanë pasur lidhje me regjimin paraprak serb, shkruan koha.
Në raport renditen vrasjet prej Xhemajl Mustafës e deri tek ajo e Shaban Manajt.
Prapa këtyre vrasjeve, vrasjeve tentativë, sipas hetuesve të Policisë së EULEX-it, qëndron një organizatë e mirëfilltë e financuar mirë.