FITORJA

Anëtarësimi në KE, hapi i ardhshëm i Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kosova po bëhet gati që të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Zyrtarë të institucioneve të Kosovës thonë se hapi i radhës është aplikimi për anëtarësim në këtë mekanizëm të rëndësishëm evropian, edhe pse ende nuk dihet se kur do ta bëjnë këtë institucionet e vendit.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj, thotë për gazetën “Zëri” se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është hapi i ardhshëm i Kosovës.

“Këshilli i Evropës është institucion shumë i rëndësishëm për Kosovën, duke pasur parasysh aspektet e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit, të drejtat e minoriteteve që mbulon kjo organizatë. Kosova ka bërë progres në të gjitha këto fusha dhe anëtarësimi do t’ia mundësonte Kosovës të avancojë edhe më tej. Sidoqoftë, momenti i aplikimit duhet të trajtohet me vëmendje të veçantë dhe do të bëhet në koordinim me institucionet e tjera, në mënyrë që të rezultojë me sukses”, ka thënë Murtezaj.

Eco Higjiena

Mirëpo në anën tjetër, njohës të integrimeve thonë se është koha më e mirë që Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani, ka thënë për gazetën “Zëri” se pavarësisht faktit se liberalizimi i vizave është nën ombrellën e BE-së, sikurse edhe MSA-ja, anëtarësimi në Këshillin e Evropës është pjesë e ndarë, por fuqizimi në ecjen përpara drejt integrimeve evropiane është argument për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.