UBT

Anemia: Si ta zbuloni dhe shëroni në mënyrë adekuate

/ 3 minuta lexim

Njerëzit me pagjakësi duhet të reduktojnë konsumimin e kafes, çajit dhe pijeve me gaz, sepse përmbajnë tanin, i cili pengon absorbimin e hekurit në organizëm, një nga shkaktarët kryesorë të anemisë.Anemia krijohet si rezultat i numrit të pamjaftueshëm të rruazave të kuqe të gjakut, për të cilën arsye me vështirësi bartet gjaku deri te organet dhe indet në trup.

Shkaqet më të shpeshta të anemisë janë sëmundjet e organeve të tjera, humbja e madhe e gjakut, ushqimi joadekuat i varfër me hekur dhe prodhimi shumë i vogël i eritrociteve. Supozohet që çdo e dhjeta femër në një moment të jetës së vet sëmuret nga anemia, ndërsa ajo i prek edhe meshkujt dhe fëmijët, thonë ekspertët.

Simptomat e anemisë

Nëse jeni shpesh të lodhur, edhe pse flini mjaft, ju mungon energjia për aktivitetet e përditshme dhe ndieni ndryshime të shpeshta të humorit, është e mundshme që vuani nga anemia. Simptomat e tjera të shpeshta përfshijnë të ndierit të dobët, marramendjen, tenin e zbehtë, qarkullimin e keq, rrahjet e shpejta të zemrës dhe ndaljen e frymës. Mënyra e vetme e diagnostikimit është analiza e pasqyrës së gjakut, veçanërisht të numrit të eritrociteve, nivelit të hemoglobinës, sasisë së hekurit dhe madhësisë së eritrociteve.

Anemia te fëmijët

Çdo i shtati fëmijë në moshën prej dy vjeç ka ndonjë formë të anemisë për shkak të hekurit të pamjaftueshëm në ushqim. Njerëzit me mungesë kronike të hekurit mund të ndiejnë nxitje të çuditshme të hanë dhé, baltë ose akull. Pa tretmanë format më serioze të anemisë mund të çrregullojnë zhvillimin e trurit te fëmijët.

Mobi Casa

Faktorët e rrezikut për anemi

Njerëzit me sëmundje kronike janë më të prirë për të zhvilluar anemi. Femrat pas cikleve të rënda menstruale po ashtu mund të bëhen anemike, ndërsa edhe shtatzënia mund të shkaktojë ndryshime në gjak, të cilat rezultojnë me anemi. Derisa pagjakësia mund të krijohet për shkak të sasisë të vogël të acidit folik, hekurit ose vitaminës B në ushqim, disa lloje të anemisë janë trashëguese, theksojnë ekspertët.

Shërimi

Ushqimi i pasur me hekur është ndihma e parë për të sëmurët nga anemia, ndërsa zgjidhja më e shëndetshme janë qulli i tërshërës, fasulja, panxhari, perimet e gjelbra, mishi dhe çokollata e zezë.

Disa nga ilaçet natyrale përfshijnë konsumimin e çajit të koprës dhe rrënjës së rrikës. Pasi që hekuri në organizëm absorbohet më lehtë me ndihmën e vitaminës C, mos harroni që në ushqim të përfshini portokall, grejp, boronica dhe lakrën turshi.

Me shujta mos pini çaj, kafe, kakao dhe pije me gaz, sepse tanini që e përmbajnë parandalon absorbimin e hekurit nga ushqimi.