Mobi Casa

Anarkistët po e marrin në qafë Kosovën

/ 8 minuta lexim
Mobi Casa

Njohësit e fushës së drejtësisë dhe analistët e politikës në Kosovë konsiderojnë se mosfunksionimi i shtetit të së drejtës është katandisur deri në atë masë në vendin tonë saqë mund të thuhet lirisht se tek ne, në vend të instalimit të praktikës së ndëshkimit të krimit, është instaluar kultura e pandëshkueshmërisë, ku të fortët e politikës janë mbi ligjin, dirigjojnë drejtësinë e policinë dhe qytetarin si viktimë nuk e mbron askush.
Preteni: Prokuroritë nuk lëvizin pa pasur sinjale nga politika.

“Gjyqtarët dhe prokurorët janë realisht vetë ligji dhe vetë Maliqi, janë të pakontrollueshëm dhe fuqiplotë dhe jollogaridhënës para ligjit dhe para Kushtetutës për padrejtësitë, për spekulimet dhe për abuzimet që bëjnë me ligjin. Ata janë vetë drejtësia e padrejtësisë dhe vetë avokatia e vetvetes, pasi kanë mbështetje, mbrojtje e përkrahje edhe avokatin e dyfishtë, i cili është politika dhe pushteti i madh politiko-qeverisës”, thotë analisti Skënder Kapiti për “Kosova Sot”

Njohësit e fushës së drejtësisë dhe analistët e politikës në Kosovë konsiderojnë se mosfunksionimi i shtetit të së drejtës është katandisur deri në atë masë në vendin tonë saqë mund të thuhet lirisht se tek ne, në vend të instalimit të praktikës së ndëshkimit të krimit, është instaluar kultura e pandëshkueshmërisë, ku të fortët e politikës janë mbi ligjin, dirigjojnë drejtësinë e policinë dhe qytetarin si viktimë nuk e mbron askush.

Ata mendojnë se Kosovën po e sundon një pakicë, ashtu si ia do qejfi, duke mos u mërzitur që ka ligje e Kushtetutë! Ajo që mbetet për t’u brengosur është se qytetari nuk ngrihet për të protestuar, edhe pse është i abuzuar çdo ditë nga kjo politikë kriminale, nuk ngrihet për të kërkuar të drejtat e veta, që u shkelen nga pushtetarët çdo ditë. Analistët thonë se qytetarit i vidhet paraja publike si ua do qejfi pushtetarëve dhe populli varfërohet gjersa pushtetarët pasurohen. Sipas njohësve të fushës së drejtësisë, mbetet për t’u shqetësuar se deri kur sistemi i drejtësisë, policia, prokuroria dhe gjyqësori, do të mbeten instrumente në duart e pushtetarëve të inkriminuar dhe nëntokës kriminale.

Preteni: Nuk ka rregull dhe rend, ka kapje dhe punë stihike

Ish-kreu i AKK-së, Hasan Preteni, tha për “Kosova Sot” se nuk ka rregull dhe rend, ka kapje dhe punë stihike.“Politika po kujdeset që për çdo ditë të na bombardojë me gjëra që fare nuk ndikojnë në mirëqenien jetësore. Kush çka tha, kush me kë u takua jashtë zyrave dhe kush në cilën odë ka qenë. Shtëpitë e reja, odat me traditë, veshmbathje moderne dhe sjellje shtetërore në fund të pusit. Edhe fitimi i lirisë nuk po e ka kënaqësinë e vet, sepse nuk po dimë të bëjmë shtet. Në çfarë derexhe kanë rënë çlirimtarët, nuk e kanë vendin e merituar nëse dikush e mban ndonjë takim në përkujtimin e luftës së lavdishme.

Dihet se ose ka interes personal ose interesin e grupit klanor. Nuk ka sundim të ligjit, nuk ka sundim të rendit dhe ligjit”, u shpreh ai. “Gjykata Kushtetuese e mbushur me njerëz nga politika, me mandate deri në 9-vjeçare, vendosin për disa gjëra pas dy viteve, i ka mbetur vetëm emri, e kuptojmë se ekzistojnë vetëm kur filmohen zyrtarët, duke hyrë aty për të dorëzuar lëndë. Nuk mbahet mend se ata kanë kontaktuar me publikun ose kanë publikuar ndonjë vendim jetik për vendin dhe qytetarin. Bunkerizim total. Prokuroritë e rregullta nuk lëvizin pa pasur sinjale nga politika. Në dhjetorin e vitit të kaluar u paraqitën kinse disa raste, arsyeja ishte se mos po bien në grackë institucionet ndërkombëtare.

Brukseli në vend të parë dhe “në demonstrimin tonë se po e luftojmë korrupsionin”. Nuk kaloi, s’ka më raste bombastike derisa të vjen rasti për ndonjë raport ndërkombëtar”, vlerësoi Preteni. Sipas tij, as nuk kemi viza dhe as që kemi progres në Raportin e Transparencës Ndërkombëtare. “Edhe TI-ja, raporti mbi perceptimin e pranisë së korrupsionit në botë raporton për regres të fuqishëm në vitin e kaluar, duke rënë nga 3.9 tani, ngaqë ishim në 3.7. Asnjë hetim bombastik nuk përfundon me aktgjykim meritor. Shumë hetime, pak aktakuza dhe asnjë gjykim, vjen epilogu final”, tha Preteni për ‘Kosova Sot’.

Kapiti: Gjyqtarët dhe prokurorët janë realisht vetë ligji dhe vetë Maliqi!

Mobi Casa

Sipas njohësit tjetër të kësaj fushe, Skënder Kapiti, kjo gjendje tregon më së miri për nivelin e papërgjegjësisë dhe mungesën e llogaridhënies.“Nuk ka as kontroll për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, sepse kuti i meritokracisë me të cilat matet profesionalizmi, morali dhe ndershmëria e tyre, janë injoranca, korrupsioni dhe shërbimi e militantizmi politiko-partizan. Ata vendimmarrjet i kanë vendime rutinore ligjore të manipulimit dhe të spekulimit korruptiv, si vendimmarrje përfitimi e ryshfeti, ku drejtësinë e përdorin si institucion pazaresh, shitblerjesh dhe tenderimesh të ligjit dhe të të drejtave shtetërore dhe të qytetarëve”, u shpreh ai.

“Ata, pra gjyqtarët dhe prokurorët, janë realisht vetë ligji dhe vetë Maliqi, janë të pakontrollueshëm dhe fuqiplotë dhe jo llogaridhënës para ligjit dhe para Kushtetutës për padrejtësitë, për spekulimet dhe për abuzimet që bëjnë me ligjin. Ata janë vetë drejtësia e padrejtësisë dhe vetë avokatia e vetvetes, pasi kanë mbështetje, mbrojtje e përkrahje edhe avokatin e dyfishtë, i cili është politika dhe pushteti i madh politiko-qeverisës”, ka vlerësuar Kapiti.“Mungesa e llogaridhënies dhe moskontrolli e mosndëshkimi i mafio- oligarkisë së krimit dhe korrupsionit të politikës, korrupsionit dhe e krimit të organizuar të tyre janë shkaqet kryesore të dështimit të funksionimit të drejtësisë dhe të demokracisë, pra këto janë edhe arsyet pse BE-ja i mban jashtë saj Shqipërinë dhe Kosovën”, tha Skënder Kapiti për “Kosova Sot”.

Kelmendi: Pakënaqësi në çdo sektor

Prof. Muhamet Kelmendi vlerëson se mungesa e sundimit të ligjit në mënyrë profesionale, dita-ditës po irriton dhe zhgënjen edhe qytetarët.”Ngritja apo pakënaqësitë e qytetarëve janë dukuritë që shihen për çdo ditë dhe pothuajse që nuk ka qytetar që njërën apo formën tjetër nuk e shpreh pakënaqësinë. Pakënaqësi të mëdha ka në arsim, në shëndetësi, në fushën sociale dhe të sigurimeve pensionale, ndaj sistemit të drejtësisë, si dhe ndaj organeve të tjera shtetërore. Pakënaqësitë e tilla po shprehen në forma të ndryshme. Kosova ka greva të ndryshme në të gjitha fushat.

Edhe ndaj vetë organeve të ndjekjes kemi manifestime të ndryshme kundër tyre. Por, pse nuk kemi një veprim dhe një lëvizje të përgjithshme kundër vështirësive të mëdha në fushën ekonomike, kundër eksploatimit të egër të njerëzve në sektorin privat, kundër çrregullimeve të mëdha në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, varet kryesisht nga mosekzistimi i një force pozitive në drejtim të mobilizimit të popullit. Natyrisht që sa më gjatë të shkon kjo pakënaqësi dhe sa shumë të thellohet eksploatimi i njeriut ndaj njeriut aq më shumë ngrihet vetëdija dhe agresiviteti ndaj klasës në pushtet. Sa do të zgjatë kjo dhe kur do të vijë deri te manifestimi, varet nga shumë faktorë të brendshëm dhe atyre të jashtëm. Këtu po luajnë rol të madh edhe mashtrimet e klasës politike dhe asaj ekonomike ndaj masave”, tha prof. Kelmendi për “Kosova Sot”.

Burjani: Të korruptuarve t’u konfiskohet pasuria

Sipas profesorit të së drejtës, Blerim Burjani, deri sa në vetë qeverisjen e shtetit, në kupolën shtetërore, janë të instaluar grupet politike anarkiste, as që mund të presim rend dhe ligj në shtet.“Kosova qeveriset nga anarkistët, sundimi i tyre është burokratik dhe i rrezikshëm, e mohojnë demokracinë dhe qeverisjen e popullit, e paralizojnë çdo gjë që është kundër interesave ekonomike tyre, rregulli dhe ligji janë armiqtë kryesorë të anarkistëve në Kosovë, anarkistët kanë rregullat e tyre dhe mbajnë peng demokracinë.

Kjo strukturë e njerëzve me fitore të demokracisë, rendit dhe ligjit, një pjesë e madhe arrestohet nga shteti. Kjo ndodh vetëm në momentin kur organet e drejtësisë pavarësohen nga ndikimi dhe sundimi, anarkistëve iu konfiskohet pasuria dhe organet e drejtësisë përmes aktgjykimeve e shuajnë pushtetin anarkik. Përderisa në disa shtete tjera, si në Bullgari, një pjesë e tyre është dënuar, një pjesë ka ikur jashtë”, ka vlerësuar Burjani për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)