FITORJA

Anamorava nën flakë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Fshatrat e mëdha të Gjilanit,Kamenicës dhe Vitisë ka disa ditë që janë përfshirë nga zjarret. Abdyl Bajrami e quan katastrofë ekologjike zjarrin që ka kapluar Vitinë.

Zjarri i furishëm i tri ditëve të fundit ka përfshirë shumë fshatra të mëdha të rajonit të Anamoravës. Realisht e tërë Anamorava po jeton nën flakë dhe tym. Qindra hektar pyje, pisha janë djegur tërësisht duke shkaktuar një katastrofë ekologjike.

Në rrethinën e Gjilanit aktualisht zjarre janë përhapur në Stublinë, Pograxhë, Capar, Bilinicë, Kokaj, Ranillug. Blerton Ajeti drejtor për mbrojtje dhe shpëtim në Gjilan tha se ndonëse janë djegur shumë sipërfaqe e rëndësishme është që viktima në njerëz në nuk ka.

Ajeti tha se ka pasur rrezik që të pësojnë banorët në fshatin Capar dhe në fshatin Stublinë. “Momentalisht zjarret janë nën kontroll edhe pse me dëme të mëdha” tha Ajeti.

FIDANISHTJA

Gjendja hiq më e mirë nuk është as në Komunën e Kamenicës. Ruzhdi Qehaja drejtor për mbrojtje dhe shpëtim tha për rajonipress se një zjarr i madh ka kapluar Ranillugun, ku në ndihmë kanë shkuar zjarrfikësit tanë dhe FSK-ja. “Aty është arritur të shpëtohen pishat qindvjeçare edhe pse janë djegur qindra hektar pyje” tha Qehaja.

Qehaja tha se në brezin kufitar me Serbinë gati janë bërë 18 ditë që digjen malet në Sedllar, dhe te Guri i Zi. Edhe Qehaja tha se zjarret janë nën kontroll, por me dëme të paparashikueshme.

Në Viti gjendja duket edhe më e rëndë. Abdyl Bajrami nënkryetar i Komunës tha për rajonipress se zjarri i furishëm tashmë është ndalur, por në flakë është përfshirë gati i tërë brezi kufitarë me Maqedoninë.

Sipas Bajramit zjarre ka pasur në fshatin Lubishtë, Shishare, Stanqiq, Letnicë, Stubëll etj. Bajrami tha se zjarri është përhapur nga Maqedonia dhe me ndihmën e banorëve është arritur të lokalizohet. Por Bajrami tha se sipas dëmeve që pritet të evidentohen mund të flitet për një katastrofë ekologjike./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.