UBT

Anamorava në kolaps, Qeveria mbyt shpresat se do të investojë në këtë regjion

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qytetarët gjilanas janë të zhgënjyer nga Qeveria dhe komunat ku udhëhiqet nga LVV. Anamorava po përjeton momente kolapsi. Derisa Sokol Haliti promovon projekte dhe është tërë kohën në teren, Alban Hyseni e Kadri Rahimaj ende janë në pritje të shefit të tyre nëse i premton koha me vizitue Anamoravën.

“Sokol Halitit i lumtë, ai për çdo ditë është në teren dhe po punon sepse nuk po ka kohë mu marrë me politikë. Ky i joni Albani herë te Bulliqi e herë te aj Kadrija tujë u sjell. Nuk bahet kështu politika e as nuk menaxhohet kështu komuna”, kështu shprehet Selmani një qytetar 56 vjeçar nga Gjilani.

Edhe, Muharremi që thotë se e ka votue ndryshimin ndihet i zhgënjyer që Albin Kurti asnjëherë nuk e vizitoi Anamoravën. “Albini nuk po del në Gjilan se e din që s`ka ba kurgja. Qeveria po e mbyt shpresën e fundit për investime në këtë regjion” shprehet Selmani.

Uji Dea

Teuta një studente mendon se Albin Kurti nuk është i interesuar të investojë në Anamoravë. “Këta të LVV kanë frikë nga buxheti sepse nuk po din me menaxhua e as me projektue projekte. Qysh po sillen ky Albani e Kadrija donë me na marrë në qafë, djem të papërvojë” mendon Teuta.

Ilmia një 57 vjeçar thotë se këta kryetaret e LVV ende po e thirrshin njani tjetrin “biro”. “Medet për neve kush po na udhëheq. Gjilani ka sharrue keq me këtë kryetar të paditur e të papërvojë fare”shprehet Ilmia./rajonipress/