UBT

Anamorava feston, por edhe lutet për vitin 2013

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Në rajonin e Anamoravës ka nisur festa e fundvitit të rrumbullakësohet dhe të bëhen bilancet. Gjilani, Kamenica, Vitia, Artana, Parteshi, Kllokoti, Ranillugu presin më shumë nga viti 2013 meqë në vitin 2012 ishin të anashkaluara dhe të diskriminuara nga buxheti i Qeverisë së Kosovës.

Në të gjitha bilancet e përfunduara nga ana e udhëheqësve komunal është folur për të arriturat, sfidat, preokupimet, prioritetet dhe telashet që ata janë ballafaquar me vitin 2012. Emërues i përbashkët i të gjitha shqetësimeve nga krerët komunal të komunave të Anamoravës mbetet fyti i ngushtë financiar.

Gjilani, Kamenica, Vitia, por edhe Artana në vitin 2012 pak kanë përfituar nga buxheti qendror. Këto komuna me të drejt ndihen të diskriminuara nga buxheti qeveritar, por sigurisht edhe më keq pritet të jetë në vitin 2013.

Megjithatë këto telashe nuk janë arsye që këto komuna të përgatiten për festën e fundvitit. Gjilani është stolisur i tëri dhe është dekoruar mirë për këtë fundvit. Parashihet edhe një koncert për të rinj dhe aktivitete tjera.

Edhe Kamenica është përgatitur dhe pret të festojnë së bashku. Përndryshe edhe Gjilani edhe Kamenica e përfundojnë këtë vit pa zgjidhjen e problemit të Karaqevës dhe të Zahirajve.

Ka pasur shumë ngjarje, zhvillime, polemika, akuza e kundër akuza, hetime e arrestime, suspendime e emërime gjatë vitit 2012.

KKVITI

Anamorava shpreson që viti 2013 të ndryshojë rrënjësisht dhe në favor të komunave të saj për tu zhvilluar ekonomikisht. Formula e trajtimit siç ka thënë Qemajl Mustafa pritet të ndryshojë nga Qeveria e Kosovës, në të kundërtën komunat e rajonit të lindjes vazhdojnë të përballen me mungesë të investimeve.

Dhe krejt në fund meqë është ditë festive Agjencia Rajonale e Lajmeve Rajonipress u dëshiron të gjithë qytetarëve shqiptarë kudo që ndodhen ata një vit të mbarë, një vit prosperues, një vit me më shumë punë afirmative dhe më shumë investime , e punësim në Anamoravë.

Rajonipress falënderon të gjithë bashkëpunëtorët e saj në teren, të gjithë ata që kanë deklaruar dhe janë rrëfyer për mediumin tonë që tashmë me të drejtë po quhet ambasador i lajmit për Anamoravë.

Rajonipress nuk do të ndalet as në vitin 2013. Do ju sjellim lajme të freskëta, të shpejta, objektive, të guximshme, e aktuale.

Urime e gëzuar kudo në familjet tona dhe tuajat. /rajonipress/