UBT

Anamorava dhe Rrjeti Rrugorë

/ 3 minuta lexim

Nga Betim Osmani- Transporti hekurudhorë do t`i mundësonte Gjilanit lidhje brenda vendit, shtetet fqinjë, Evropën dhe botën. Por, edhe pas 138 vitesh që nga ndërtimi i vijës së parë hekurudhore në Kosovë, Gjilani si qendër e rëndësishme e Kosovës, akoma nuk ka nyje hekurudhore.

Rëndësia e rrjetit rrugorë dhe ndikimi i saj në zhvillimin ekonomik është një çështje që konsiderohet shumë e rëndësishme. Gjithashtu, nëse marrim parasysh numrin e popullsisë dhe mjeteve motorike në Kosovë, por ne veçanti në Anamoravë, situata aktuale e rrjetit rrugorë paraqet një gjendje joadekuate. Plus kësaj, disa pjesë të qytetit ose periferi të qytetit në asnjërën anë të rrugëve nuk kanë trotuare e ndriçim të cilat përbëjnë rrezik për këmbësorët dhe automjetet.

Është evidente që Qeveria e Kosovës ka lënë anash këtë rajon strategjik, si në lidhjet me shtetet fqinjë, gjithashtu edhe me qendrat tjera të Kosovës. Ndjehet e nevojshme dhe e domosdoshme investimi i cili do të përmirësoj kushtet e jetës dhe do të ndikoj në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Kryetarët e komunave dhe Deputetët nga ky rajon (që përfaqësojnë popullatën e këtushme) duhet të bëjnë presion të vazhdueshëm politik me projekte konkretë tek qeveria qendrore… gjendja aktuale e këtyre rrugëve është joadekuate për kohën e sotme dhe nuk është në trend me zhvillimet globale.

RCCOLA

Aktualisht, sa i përket rrugëve kryesore, të klasifikuara si rrugë rajonale: 1) Gjilan–Prishtinë dhe 2) Gjilan–Ferizaj, janë të vjetërsuara dhe amortizuara. Edhe rruga prej Gjilanit drejt Preshevës, Kumanovës, dhe Bujanocit ka infrastrukturë shumë të dëmtuar. Tani kur ndodhemi mbi 13 vite pas luftës dhe 4 vite shtetësi, këto rrugë të lirisë duhet të zënë prioritet dhe të sigurohen fonde për ndërtimin e autoudhëve me standarde europjane. Nuk ka alternativë tjetër – kjo është zgjidhja të cilën qytetarët kërkojnë.

Po ashtu, pas gjithë këtyre viteve të pas-luftës, as qeveritë dhe as Hekurudhat e Kosovës nuk kane bërë asgjë në lidhje me ndërtimin e rrjetit hekurudhorë për transportin e pasagjerëve dhe mallrave. Transporti hekurudhorë do t`i mundësonte Gjilanit lidhje brenda vendit, shtetet fqinjë, europën dhe botën. Por, edhe pas 138 vitesh që nga ndërtimi i vijës së parë hekurudhore në Kosovë, Gjilani si qendër e rëndësishme e Kosovës, akoma nuk ka nyje hekurudhore.

Së fundi, i bëj thirrje Ministrisë së Infrastrukturës dhe elitës politike që të punon me përkushtim të madh në lidhje me ndërtimin e autoudhëve, që do të jetë pjesë e rëndësishme në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të vendit.