UBT

Analiza: Ja çfarë ndodhë nëse shkohet në zgjedhje të reja, VV, LDK, PDK…

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Analistët politikë dhe njohësit të zgjedhjeve në Kosovë, kërkojnë që partitë politike të merren vesh që të mos e futin vendin në një krizë të re dhe në zgjedhje të reja zingjirore, por të dëgjojnë edhe zërin e arsyes të miqve ndërkombëtar që po e kërkojnë një gjë të tillë në emër të fuqizimit të shtetit.

“Fatkeqësisht me potenicialin e partive që aktualisht ka Kosova, edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme nëse përsëri shkohet me vija të kuqe mes partive politike, nuk mund të prodhojnë pothuajse asgjë të re dhe as më shumë se sa kemi parë e provuar deri më tani, nëse nuk heqin dorë njëherë nga kushtëzimet, si zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, ashtu edhe ata të LDK-së, për hir të interesave të shtetit”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë dhe njohësit të zgjedhjeve në Kosovë, kërkojnë që partitë politike të merren vesh që të mos e futin vendin në një krizë të re dhe në zgjedhje të reja zingjirore, por të dëgjojnë edhe zërin e arsyes të miqve ndërkombëtar që po e kërkojnë një gjë të tillë në emër të fuqizimit të shtetit.

Kështu ka thënë për “Kosova Sot Online” analisti politik, Gani Qarri.

Madje sipas Qarrit, një kërkesë të tillë para politik bërësve tekanjoz të vendit, e paraqiti së fundi edhe ambasadori gjerman Heldt.

“Ju lutem, formojeni qeverinë dhe mblidheni parlamentin sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse ka më tepër se mjaftë detyra të shtëpisë që duhet bërë dhe ekzistojnë numër tjetër, mjaft i madh i sfidave me të cilat do të përballet qeveria e re, ndërsa mos formimi i qeverisë dhe parlamentit po rrezikon edhe buxhetin e shtetit për vitin 2020, në të cilin tanimë jemi afër të hyjmë”, ka thënë ambasadori gjerman, Kristian Heldt.

UBT

Sipas Qarrit, praktikat e deritashme të zgjedhjeve në Kosovë, kanë dëshmuar katërçipërisht se asnjë partitë politike deri më tani, nuk ka mundur ta fitojë numrin e dëshiruar të deputetëve, as shumicën e mjaftueshme të votave për të krijuar e vetme shumicën parlamentare në kuvend.

“Kështu që, në vendin tonë qysh nga shpallja e pavarësisë e këndej, gjithmonë janë krijuar koalicione pothuajse tërësisht të panatyrshme dhe vetëm sa për të ardhur në pushtet, si metodë për tu ngjitur në qeverisjen e shtetit dhe siguruar mbijetesën e vet politike, pa marrë parasysh kërkesat e qytetarëve dhe interesat e vendit. Për këtë arsye asnjë qeveri, nga ajo kohë, nuk ka mundur ta qojë mandatin deri në fund, ndaj edhe dështimi i mundshëm i radhës për formimin e koalicionit të ri qeverisës,si dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme, do të ishin zhgënjimi më i madh në këtë politikë kryeneçe të inateve partiake për qytetarët e Kosovës të cilëve ju premtua qeverisje e ndryshimit dhe formim i shpejtë i institucioneve të shteti, që në ditët e para pas verifikimit të zgjedhjeve”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Por përkundër premtimeve euforike, sipas Qarrit tanimë po kalojnë dy javë nga certifikimi i rezultatit të votimit, dhe nuk kemi ende as marrëveshje politike për koalicion, ndërsa LVV-ja ka filluar të kërcënojë me zgjedhje të jashtëzakonshme, nëse nuk bindet LDK për të hequr dorë nga kërkesa për Presidentin. Mirëpo, derisa këto parti mbajnë inate dhe vija të kuqe në raport me rivalët, Qarri thotë se zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje.

“Fatkeqësisht me potenicialin e partive që aktualisht ka Kosova, edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme nëse përsëri shkohet me vija të kuqe mes partive politike, nuk mund të prodhojnë pothuajse asgjë të re dhe as më shumë se sa kemi parë e provuar deri më tani, nëse nuk heqin dorë njëherë nga kushtëzimet, si zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, ashtu edhe ata të LDK-së, për hir të interesave të shtetit”, shtoi analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, me partitë aktuale nuk mund të ndodhë asnjë mrekulli edhe nëse qytetarët detyrohen t’u drejtohen përsëri kutive të votimit, ku potencialisht VV-ja pritet sërish të dal si subjekti më i votuar politik, por që nuk do ta arrijë 50 % e dëshiruar.

“Nëse planet janë tashmë që pas zgjedhjeve të mundshme të hiqen vijat e kuqe ndërmjet partive, atëherë pse mos të hiqen ato vija që tani, por u dashka medoemos maltretuar qytetarët me votime e rivotime dhe fundja, nëse është ashtu,atëherë pse duhet shpenzuar miliona euro kot. Ndaj përderisa është pothuajse 100% e sigurt se asnjë parti politike, aktualisht nuk mund t’i fitojë mbi 50% të votave të elektoratit, kurse Kosova nuk e ka luksin që të jetoj pafundësisht në vakuum institucional, jo vetëm presioni ndërkombëtar për krijimin e institucioneve që sa vjen e po shtohet, por edhe dëshira e popullit për formimin e institucioneve të shtetit, duhet të respektohet, pa prova dhe taktizime të reja”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.