UBT

Analistët thonë se samitet rajonale nuk prodhojnë ndonjë rezultat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Njohësit e çështjeve politike thonë se Kosova nuk po përfiton nga samitet regjionale dhe se as kryesimi i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEEC), nuk do të prodhoj ndonjë rezultat më të mirë se samitet e tjera.

Edhe pse Kosova do ta bëjë kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEEC), njohësit e çështjeve politike shprehen skeptik se do të arrihet ndonjë rezultat nga këto samite.

Analisti Rasim Alija thotë se Kosova ka vazhdimisht ka dështuar të përfitoj nga këto nisma rajonale.

“Kemi parë deri tash se Kosova, të paktën në këto përfaqësime rajonale, ka indikatorë negativ pasi të gjitha projektet kanë stagnuar ose edhe kur Kosova është dashur të marrë fonde nga këto nisma rajonale, nuk ka marrë”, tha për RTV Dukagjinin, Rasim Alija.

ARKATANA

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se këto samite nuk mund të jenë të suksesshme, pa u arritur një normalizim i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Republika e Kosovës do të presë samitin e radhës. Kjo nuk e besoj se do të sjellë diçka të re pasi i dimë qëndrimet e Bosnjës dhe Kosovës karshi Republikës së Kosovës dhe i dimë çështjet e hapura dhe fatkeqësisht për t’u zgjidhur këto çështje kërkohen procese të tjera…Iniciativat rajonale janë të mirëseardhura kur ka edhe vullnet politik por në Ballkan ende ka mungesë të vullnetit politikë për bashkëpunim të sinqertë politikë”, tha Artan Murati, përcjell Telegrafi.

Vendet anëtarë të SEECP janë Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania dhe Serbia. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.